Flash

Emri i Berishës në lista/ Genc Ruli i tregon doktorit derën e PD

Lapsi.al 6 August 2020
Emri i Berishës në lista/ Genc Ruli i tregon doktorit derën e PD

Askush nuk e kishte vënë në dyshim kandidimin e Sali Berishës si deputet në zgjedhjet e ardhshme, e aq më tepër, askush nuk kishte guxuar t’i tregojë Berishës se "të tjerët" mund të ta mbyllin derën e selisë së PD-së.

Por duket se Besnik Mustafai dhe Genc Ruli, dy personalitetet që Lulzim Basha përzgjodhi në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve nuk qenë rastësi.

Dy emra me peshë në PD, jo aq për idetë, aksionet apo betejat fituese në politikë kundër socialistëve, por më shumë për afërsinë, konfidencat dhe integritetin që kanë ditur të ruajnë në raport me liderin absolut të Partisë Demokratike në kohën e tij më të mirë, Sali Berishën.

Si Besnik Mustafaj ashtu dhe Genc Ruli e kanë pjesë të profilit të tyre politik diferencën në mendime me Berishën në momente të caktuara apo edhe aftësinë për t’i thënë JO.

Ndaj sot, edhe një herë tjetër, Genc Ruli nuk e ka pasur të vështirë të japë një këshillë apo të përçojë një mesazh të fortë për Berishën, përmes një interviste në abcnews. Me ton jo aq miqësor, por i drejtpërdrejtë Ruli shprehu qëndrimin e tij se për Berishën ka ardhur koha të tërhiqet dhe të mos jetë më pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

Nuk është e qartë nëse deklarata e Genc Rulit përfaqëson një qëndrim të konsoliduar në selinë e PD, një mesazh, që vetë Basha do ta kishte të vështirë ta thoshte drejtpërdrejt Sali Berishës, apo ky ishte thjesht një mendim personal i tij. Por që hija e ish kryetarit ka qenë dhe është pengesë për autoritetin e Bashës në PD, ky nuk është një sekret.

https://youtu.be/NtvYvvcuzkk?t=83

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI