Flash

Pesë masa për luftën kundër koronavirusit

Lapsi.al 9 August 2020
Pesë masa për luftën kundër koronavirusit

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri përshtypje komenti i një kolegu. Pak a shumë në këto linja:

"Doktor, sistemi ynë shëndetësor nuk ka mundësi të ndërtojë një përgjigje ndaj COVID. Të paktën popullata të mbajë maska dhe të ulë disi impaktin e epidemisë."

UNË ME KËTË DEKLARATË DISFATISTE NUK JAM ASPAK DAKORD!!!

Së pari, Ministria apo Komiteti asnjëherë nuk deklaruan se nuk kanë mundësi. Përkundrazi, në prill deklarohej se ishim 10 herë më mirë se Gjermania, kurse sot akoma flitet për situatë nën kontroll dhe përgjigje efektive!

Antarët e Komitetit kanë që në prill-maj që deklarojnë kalimin e pikut. Sipas "kompetentëve" të tjerë piku i fundit ishte në fund të korrikut. Për fat të keq, COVID nuk u bindet parashikimeve të epidemiologëve amatorë të komitetit!

MJAFT ME HIPOKRIZI DHE AMATORIZËM!

Përgjigjja që nevojitet të ndërmerret ndaj COVID nuk është ndërhyrje e tipit të kirurgjisë robotike! Thjesht pesë masa bazë:

1. Pesë apo dhjetë fishim i numrit të testeve për një periudhë dy ose tre mujore.

2. Vendosja e një sistemi të survejancës epidemiologjike dixhitale (personalisht ja kam ofruar një sistem të tillë FALAS Ministrisë në 16 mars dhe akoma ua ofroj po FALAS).

3. Furnizimi i 1,600 mjekëve të familjes me nga 20-30 pajisje puls-oksimetër secili.

4. Pajisja e spitaleve rajonale me rreth 20 aparate CPAP/BiPAP secili.

5. Krijimi i një website ku të afishohen protokollet e trajtimit të COVID për çdo nivel kujdesi: shtëpi, spital rajonal, spital terciar dhe komplikacione (këto mundësisht të përkthyera nga anglishtja dhe jo nga kinezçja).

Kaq si fillim dhe si masa emergjente do të mjaftonin për të ndalur rritjen e mëtejshme të epidemisë në këtë stad dhe për të shmangur kongjestionin e pritshëm tek Nënë Tereza dhe Shefqet Ndroqi.

Stina e vjeshtës kërkon natyrisht masa më komplekse, por këto masa do të na nxjerrin nga kriza ku ndodhet aktualisht sistemi ynë shëndetësor.

Këto masa së bashku nuk kërkojnë burime njerëzore shtesë dhe mund të përballohen me disa milion dollarë. Pagesa mujore e konçesioneve PPP në shëndetësi!!!

Për t'u zbatuar ky plan, kërkohet vizion, planifikim dhe organizim, cilësi këto thellësisht defiçititare në drejtuesit e sistemit tonë shëndetësor.

MOSMARRJA E KËTYRE MASAVE NGA DREJTUESIT E SHTETIT SHQIPTAR ËSHTË OSE PAAFTËSI, OSE PAPËRGJEGJSHMËRI!!!

NË TË DY RASTET, KY ËSHTË NJË SHTET QË NUK NA BËN MË PUNË...

Të këshilluara

Kush është Ernest Koliqi i vërtetë?

Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të...

23:01

A shkakton frikë marrëveshja Kosovë-Serbi?

Frika në Kosovë për një marrëveshje të shpejtë dhe të dëmshme për Kosovën, që do të mund të arrihej mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar...

16:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI