Flash

1918/ Çfarë ndodhi me nxënësit që u kthyen në shkollë pas gripit spanjoll

Lapsi.al 20 August 2020
1918/ Çfarë ndodhi me nxënësit që u kthyen në

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë po ballafaqohen me dilemën nëse duhet të hapen shkollat ose jo gjatë periudhës së pandemive. Gjatë pandemisë së gripit së vitit 1918, edhe pse bota ishte një vend shumë më ndryshe, diskutimet ishin po aq të ndezura, raporton CNN.

Kjo pandemi vrau rreth 5 milionë njerëz në të gjithë botën. Shumica e qyteteve amerikane mbyllën shkollat e tyre, por 3 vendosën t’i mbajnë të hapura – New York, Chicago dhe New Haven.

Vendimet e zyrtarëve shëndetësorë në ato qytete bazoheshin kryesisht në hipotezën e zyrtarëve të shëndetit publik se studentët ishin më të sigurt në shkollë.

New Yorku kishte pothuajse një milion fëmijë shkollorë në vitin 1918, por rreth 75% prej tyre jetonin në banesa, të mbipopulluara, shpesh jo-sanitare, sipas një artikulli të vitit 2010 të Raportit të Shëndetit Publik.

“Për studentët nga rrethinat e qytetit njujorkez, shkolla ofroi një mjedis të pastër, të ajrosur mirë, ku mësuesit, infermierët dhe mjekët tashmë praktikuan inspektime mjekësore të plota”, - thuhet në artikull.

Studentët nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe në rast se ndodhte një gjë e tillë, duhej të paraqiteshin menjëherë te mësuesi i tyre. Mësuesit kontrolluan studentët për çdo shenjë të gripit dhe studentët që kishin simptoma izoloheshin.

Nëse studentët kishin ethe, dikush nga departamenti i shëndetësisë do t’i dërgonte në shtëpi dhe zyrtari i shëndetësisë do të gjykonte nëse ka kushte të përshtatshme për “vetizolim dhe kujdes”.

Argumenti në Chicago për t’i lënë hapur shkollat për 500 mijë nxënës ishte i njëjtë: mbajtja e shkollave të hapura do t’i mbante fëmijët larg rrugëve dhe të rriturve të infektuar.

Pjesë e strategjisë së Chicagos ishte të sigurohej qarkullimi i ajrit të pastër në shkolla.

Dhomat e shkollës mbinxeheshin gjatë dimrit në mënyrë që dritaret të mund të hapeshin në çdo kohë.

Gazeta arriti në përfundimin se një analizë e të dhënave tregonte se “vendimi për hapjen e shkollave të këtij qyteti gjatë epidemisë së fundit të gripit ishte justifikuar”.

New Yorku “nuk bëri më të keqen, por nuk bëri as më të mirën”. Hulumtimet treguan se qytetet që zbatuan karantimin dhe izolimin, mbylljet e shkollave dhe ndalimet e tubimeve publike kaluan më mirë.

Ekspertët e shëndetit publik shprehen se COVID-19 nuk është grip, i cili ishte një sëmundje e njohur në vitin 1918. Akoma ka shumë për të mësuar rreth coronavirusit të ri dhe sëmundjes që shkakton, COVID-19.

Të këshilluara

Dokumenti/ Sa i gjatë ishte Skënderbeu

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osma...

19:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI