Flash

Prapaskenat/ Misteri i helmimit me çaj i “armikut” të Putin

Lapsi.al 20 August 2020
Prapaskenat/ Misteri i helmimit me çaj i “armikut” të

Një nga kritikët më të fortë të qeverisë ruse, Aleksej Navalni është shtruar në gjendje kome në pavionin e reanimacionit të një spitali në Siberi.

"Jam e sigurt se e kanë helmuar me qëllim," i tha zëdhënësja i Navalnit Kira Jarmish stacionit radio Echo Moswky. Navalni u sëmur papritmas në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit. Avioni u ul në qytetin siberian të Omskit dhe 44-vjeçari u dërgua në spital. Atij i dhanë frymëmarrje artificiale dhe tashmë e kishte humbur vetëdijen.

"Ai është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme," - konfirmoi për gazetarët një mjek që kujdeset për të. Ai nuk dha detaje në lidhje me diagnozën.

"Helmimi është një mundësi", - tha mjeku Anatoly Kalinichenko që shtoi se edhe "helmimi natyror" ishte një nga disa diagnozat që po shqyrtoheshin dhe se testimet po vazhdonin.

Sipas zëdhënëses së tij, Navalni mund të ketë pirë çaj me helm. Kjo ishte e vetmja gjë që kishte konsumuar para udhëtimit në avion. Në mënyrë të papritur ai humbi vetëdijen.

Një prej udhëtarëve në avion, Pavel Lebedev, postoi në mediat sociale një përshkrim të asaj që kishte parë.

"Në fillim të fluturimit ai shkoi në tualet dhe nuk u kthye. Ai filloi të ndjehej me të vërtetë i sëmurë. Ai po bërtiste nga dhimbja", thuhet në postimin e tij.

Zëdhënësja i kërkoi policisë të vinte në spital. Mjekët qenë shumë të rezervuar dhe nuk i jepnin informacion. As mjekja e besuar e Navalnit në Moskë nuk është informuar për gjendjen e tij.

Navalni është njëri nga krerët e opozitës liberale në Rusi dhe një nga kritikët më të spikatur të Presidentit Vladimir Putin. Edhe në të kaluarën thuhet se janë bërë përpjekje për atentate ndaj tij. Sipas zëdhënëses së tij, ky është rasti i katërt dhe më seriozi deri tani. Dy herë ka pasur atentate ku e kanë goditur me bojë - një herë i kanë shkaktuar probleme për sytë kur rrezikoi të humbiste shikimin.

Vitin e kaluar, kur ndodhej në burg, Navalni u trajtua në spital për shkak të dyshimit se kishte alergji. Ai dyshoi në atë kohë se mund ta kishin helmuar.

Navalni ka shumë armiq brenda elitës politike dhe ekonomike të Rusisë. Fondacioni i avokatit në mënyrë të përsëritur ka zbuluar raste të korrupsionit dhe stilit të jetesës dekadent të përfaqësuesve të aparatit rus të pushtetit. Për këtë qëllim, ai publikon kërkime të hollësishme në rrjetet sociale, ku arrin një audiencë prej miliona personash. Navalny ka organizuar vazhdimisht protesta mbarëkombëtare në vitet e fundit. Dhjetëra mijëra vetë e kanë ndjekur thirrjen e tij - kryesisht të rinj.

Alexei Navalny, një avokat dhe aktivist kundër korrupsionit, ka vuajtur shumë dënime me burg vitet e fundit për organizimin e protestave kundër Kremlinit ku është sulmuar fizikisht në rrugë nga aktivistë pro-qeveritarë.

Rusia mban zgjedhjet rajonale muajin e ardhshëm dhe Navalny me aleatët e tij janë duke u përgatitur për to, në përpjekje për të shtuar të mbështetjen për kandidatët e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax Navalny kishte pirë një filxhan çaj në një kafene të aeroportit Tomsk para se të hipte në avion. Interfax citoi pronarët e kafeneve të thoshin se ata po kontrollonin kamerat e sigurisë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Navalni është arrestuar disa herë prej vitit 2011 kur u shfaq publikisht si aktivist anti-Putin. Në 2018-ën kur ai u përpoq të garonte përballë Putinit për president, u ngritën ndaj tij akuza për mashtrime financiare. Ndërsa vitin e kaluar, fondacioni i drejtuar prej tij Anti-Korrupsion u shpall si mekanizëm i agjenturave të huaja.

Dyshimet për helmim të kundërshtarëve janë bërë disa herë për presidentin rus Vladimir Putin.

Në 2013-ën miliarderi rus Boris Berezovsky, i njohur si kundërshtar i ashpër i presidentit Vladimir Putin u gjetur i vdekur në banesën e tij në Askon, një qytet rreth 40 kilometra në perëndim të Londrës.

Policia britanike e quajti vdekjen e tij si misterioze. Ai ishte mik me ish-agjentin rus, Alexander Litvinenko, i cili vdiq në 2006 po në Londër i helmuar nga mbetje radioaktive, polonium- 210. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI