Flash

6 mënyra për të larguar erën e pakëndshme nga këpucët

Lapsi.al 21 August 2020
6 mënyra për të larguar erën e pakëndshme nga

1.Lani/zëvëndësoni shtrojat

Si fillim, duhet të shihni nëse pjesa e brendshme e këpucëve, shtroja, është e dëmtuar apo jo. Nëse keni kohë që i përdoni atletet apo këpucët, gjasat janë që ato të jenë konsumuar. Prandaj, ndëse keni shtroja të dëmtuara, nxirrini ato jashtë, shpëlajini dhe lërini të thahen. Nëse keni mundësi, mund t’i zëvëndësoni ato me një palë të tjera, pa qenë nevoja të blini një palë këpucë të reja.

2.Mbajini në ambient të thatë

Në rast se lani edhe këpucët, jo vetëm shtrojat e tyre, sigurohuni t’i mbani ato në një vend sa më të thatë. Vendosini pranë një ngrohëseje ose në një vend ku bie dielli. Duke i mbajtur ato të thata, ju ndihmoni në parandalimin e shtimit të baktereve që do t’ju shkaktojnë erë.

3.Ngrini këpucët

Vendosini këpucët tuaja në një qese plastike dhe mbajini ato në frigorifer gjatë një nate. Ngrirja e këpucëve vret bakteret që prodhojnë erën e pakëndshme.

4.Përdorni sodë buke

Nëse metoda e frigoriferit nuk funksionon, vendosni pak sodë buke në pjesën e brendshme të këpucëve dhe lëreni “pudrën” të përthithë erën e pakëndshme gjatë natës.

5.Përdorni pudër bebi

Një tjetër mënyrë, është aplikimi i pudrës së bebeve, pëprara se t’i vishni dhe pasi i hiqni këpucët.

6.Fruta

Vendosni një lëkurë portokalli, limoni ose qitroje në brendësi të këpucëve dhe mbajini aty gjatë gjithë natës. Këpucët tuaja do të kenë një aromë shumë më të mirë se më parë.

Të këshilluara

8 këshilla për eleminimin e akneve në trup

Vëmendjen më të madhe në kujdesin e lëkurës e merr zakonisht fytyra, por ndonjëherë po aq problematike mund të jenë aknet në trup, kryesisht në shpinë, supe dhe...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI