Flash

Njihuni me “Vilën E” tek Kep Merli, që ka fituar çmimet prestigjioze për arkitekturën

Lapsi.al 28 August 2020
Njihuni me “Vilën E” tek Kep Merli, që ka fituar

Projekti Vila E, pjesë e resortit Kep Merli është një nga projektet fituese në “BIG SEE ARCHITECTURE AWARDS 2020″, organizuar nga Qendra për Ekonomi Kreative në Europën Juglindore (Zavod BIG) me qendër në Lubjanë.

Vila gjithashtu është nominuar për çmimin Grand Prix në kategorinë rezidenciale, cmim i cili do te shpallet gjatë javës së dizajnit në Lubjanë në muajin Tetor. Kjo vilë është konceptuar dhe ndërtuar nga Boiken Developments, një kompani me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, e fokusuar kryesisht në objekte rezidenciale dhe struktura turistike të shkallëve të ndryshme. Vitin e kaluar Boiken Developments ishte fitues edhe me projektin e Vilës Marine.

Vila E është e vendosur në një nga pozicionet më eskluzive të resortit Kep Merli, përballë detit të hapur, ishullit Korfuz dhe plazheve të Ksamilit. Aksesi bëhet nga lart poshtë, përmes një kopshti në formë amfiteatri të rrethuar me mure guri, që bëjnë kontrast me arkitekturën e pastër minimale të vilës. Interieri është trajtuar si një hapësirë ​​e vazhdueshme dhe fluide, ku nga çdo kënd mund të përfitosh pamje panoramike mbreslënëse. Një atrium i madh shërben si një lidhje midis dy kateve dhe trajtohet si një zonë e ndërmjetme, një kopsht i brendshëm me ullinj që i jep shtëpisë një pamje më të madhe dhe krijon ndjenjën e të qenurit brenda-jashtë.

Vila karakterizohet nga një transparencë e dyanshme që thekson lidhjen me peizazhin. Ka një tarracë të hapur përballë jugut me një pishinë gjatësore “infinite”, e rrethuar nga bimësi tipike mesdhetare. (Artikull Promocional) 

https://bigsee.eu/villa-e-kep-merli-resort-sarande/

https://bigsee.eu/marine-villas-kep-merli-resort-by-enea-kondakci-agim-shenediela-albania/

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/08/WhatsApp-Video-2020-08-28-at-11.50.07-AM-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

4 gabimet që pengojnë rënien në peshë

Vrapi është një nga aktivitetet fizike që rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim. Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit t...

15:30

4 mënyra që stimulojnë rritjen e flokëve

1. Kujdesuni për skalpin tuaj Rritja e flokëve fillon nga brenda-kështu të kujdeseni për rrënjën e flokëve është pjesa e parë e rëndësishme. E  mira është që h...

16:30

Pijet qe ju japin energji gjatë ditës

1- Çajra Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar dhe për më tepër, energjia do t’ju zgjasë me shumë.  ...

12:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI