Flash

Rama dhe Meta përplasen për ndarjen e detit me Greqinë

Lapsi.al 31 August 2020
Rama dhe Meta përplasen për ndarjen e detit me Greqinë

Pas debatit te diteve te fundit Presidenti i vendit, Ilir Meta, i ka kërkuar informacion në rrugë zyrtare kryeministrit Rama, në lidhje çështjen e kufirit detar me Greqinë. Sipas burimeve në media, Meta, kërkon nga Rama, informacione në lidhje me bisedat që ka pasur ky i fundit me zyrtarët grekë për detin dhe vecanerisht me homologun Misotakis. Ndonese kryeministri pati sqaruar ne nje l'état publike kete, kjo nuk i ka njaftuar presidentit. "

Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në New York, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë dhe as në ndonjë rrethanë tjetër, kur jemi takuar në këmbë apo kemi komunikuar në telefon - njëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, kur ai është treguar një mik shumë i çmuar i Shqipërisë dhe ka kontribuar megjithë zemër për operacionet e shpëtimit të jetëve nën rrënoja. Dhe herën tjetër kur kemi këmbyer opinionet për masat kundër Covidit". Por pavaresisht ketij qendrimi publik, Meta mesohet te kete kembengulur.

Tre dite me pare Rama pati bere ironi me shqetesimin e kreut te shtetit per kete teme. Ai reagoi nga Vjena se presidenti Meta

nuk duhet te ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e vendit fqinj,“Presidenti duhet të informohet mirë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Mos ta ngatërrojë, mos të hedhë fjalën sikur ‘hajde të mbrojmë Kushtetutën’, sepse këtu nuk ka fare lidhje Presidenti dhe as Kushtetuta. Është si puna e Kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër dhe në mes rrjedh ujë.Konventa iu ka dhënë të drejtë të dy shkëmbinjve të marrin nga ky ujë. Kështu që presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe me një cështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI