Flash

Rikthehet në skenë kabineti “Rama 1”/ Beteja e re, me emrat e vjetër

Lapsi.al 1 September 2020
Rikthehet në skenë kabineti “Rama 1”/ Beteja e re, me

Zbulimi i emrave të drejtuesve “të rinj” politikë të PS-së në qarqe duket si një kthim pas në kohë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar në një resort në dalje të Elbasanit, u mësuan ata që Rama kishte vendosur në krye të 12 qarqeve si “kokat” e organizimit dhe strategjisë së fushatës së zgjedhjeve të reja. Ajo që nuk ka surprizuar është fakti se Rama u ka besuar zgjedhjet e ardhshme “gardës së vjetër” në Partinë Socialiste, sa duket si një rikthim në qeverinë “Rama 1” që mori detyrën në 2013-ën.

Në Shkodër rikthehet Ilir Beqaj, ministër i shëndetësisë në qeverinë e parë të Ramës. E ka drejtuar Shkodrën edhe herë të tjera, por zëvendësit e tij nuk kanë qenë jetëgjatë. Për pak kohë ka qenë Ditmir Bushati ndërsa Valdrin Pjetri më parë iku sesa erdhi në këtë detyrë për arsye që dihen.

Në Lezhë shkon sërish Lindita Nikolla, ministre e Arsimit në “Rama 1”. Nën zë në korridoret e PS flitet se ka pasur një lobim të fortë të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të marrë “frerët” e këtij qarku, por përplasja e pak kohëve më parë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu duket se nuk ka lënë shije të mirë te Rama.

Në Tiranë Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në 2013-ën. Do të ndihmohet edhe nga Elisa Spiropali që në atë kohë prezantohej nga Rama si drejtore e Doganave që do të bënte “natën - ditë”.

Në Durrës, qarkun do ta drejtojë vetë Edi Rama ku edhe pritet të vendosë emrin si kandidat për deputet. Rama braktisi Vlorën si taktikë elektorale për shkak të tërmetit të 26 nëntorit duke vënë rindërtimin si strategji për të bindur durrsakët që ta votojnë.

Në Korçë mbetet Niko Peleshi, ish-zv. Kryeministër në qeverinë e parë të Edi Ramës. Më pas iu dha ministria e Bujqësisë.

Në Vlorë shkon një tjetër emër i njohur për qarkun. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë në kabinetin e parë të PS-LSI-së të 2013-ës. Gjiknuri është një nga të besuarit e Ramës për çështje elektorale të cilit Rama i ka besuar edhe zona të tjera si Dibra. Historitë e atyre zgjedhjeve dhe “tërmetin” e shkaktuar aty e dinë tashmë të gjithë.

Gjirokastrën e merr Bledi Çuçi. Jo të gjithë e mbajnë mend, por në qeverinë e parë të Ramës ai ishte ministër shteti për çështjet vendore.

Në Fier mbetet sërish Gramoz Ruçi që me rikthimin e socialistëve në pushtet kishte detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS. Dibra i është besuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Elbasani - Taulant Ballës ndërsa Kukësi - Safet Gjicit. Të vetmit që nuk kanë qenë ministra në 2013-ën, por që kanë mbajtur detyra të rëndësishme të socialistëve në 2 mandate.

Edi Ramës nuk i mbetej gjë tjetër veçse ti jepte edhe Saimir Tahirit një detyrë për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të plotësohej fotografia e qeverisë së tij të parë ...edhe 8 vjet më pas. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Analiza/ Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

Shikoni imazhet / Si e barazon Rama veten me Skënderbeun

Rama i cakton vetes një tjetër detyrë, zëvendëson Vangjush Dakon në Durrës si drejtues politik i PS-së

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI