Flash

Njihuni me prurjen më të rë të Samsung, telefon që mund të përthyhet

Lapsi.al 2 September 2020
Njihuni me prurjen më të rë të Samsung, telefon që mund

Samsung ka zbuluar zyrtarisht telefonin e ri që mund të përthyhet, Galaxy Z Fold 2, me një ekran më të madh se 7.6 inç dhe me një çmim prej 1,799 paundësh. Galaxy Z Fold 2, i zbuluar në një event virtual dje, është telefoni i tretë i palosshëm i kompanisë koreane dhe një verson i ri i origjinalit Galaxy Fold, i nxjerrë në treg vitin e kaluar. Kur shpaloset, ekrani i telefonit është më i madh dhe më katror në formë se paraardhësi i tij dhe ofron një përvojë më kinematike dhe gjithëpërfshirëse. Pajisja, e cila suporton rrjetin 5G, gjithashtu vjen me një ekran Infinity-O, i cili mbulon të gjithë telefonin dhe përmban një kamer të vogël. Telefoni del në shitje më 18 shtator, ndërsa porositë paraprake filluan nga dje në faqen e internetit të Samsung. Sipas Samsung, Galaxy Z Fold 2 i ri është ridizajnuar bazuar në reagimet e konsumatorëve dhe sjelljet e përdoruesve të smartphone-ëve.

https://www.youtube.com/watch?v=8dbtqP1ljHw&feature=emb_title

Të këshilluara

4 përfitimet e lëkurës nga dushi i ftohtë

Të lahesh me pak ujë të ftohtë vjen me shumë përfitime për lëkurën. 1. I jep lëkurës shkëlqim Një shpëlarje në fund të dushit me ujë paksa të ftohtë e ndihm...

15:00

4 gabimet që pengojnë rënien në peshë

Vrapi është një nga aktivitetet fizike që rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim. Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit t...

15:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI