Flash

Dietologët tregojnë arsyet që pengojnë rënien nga pesha

Lapsi.al 6 September 2020
Dietologët tregojnë arsyet që pengojnë rënien nga pesha

Ka njerëz, që pavarësisht regjimit ushqimor apo aktiviteteve nuk arrijnë të bien dot nga pesha. Dietologët thonë se diçka e tillë ndodh për disa nga arsyet e listuara më poshtë.

1.Hormonet gjinore

Nuk është një iluzion, kur 1 javë përpara ciklit të duket se je shëndoshur. Ka femra të cilat mund të shtojnë deri në 3 kile përpara ciklit, dhe kjo  shkaktohet nga ngritja e nivelit të estrogjenit. Në këtë periudhë bie niveli i progresteronit, çka ndikon akoma më shumë.

2.Stresi

Kur jemi nën presionin e shqetësimeve të ndryshme, trupi lëshon një hormon adrenaline, i cili e përgatit trupin për sulm, sulm të vërtetë fizik. Kështu, trupi i shmanget proçeseve të tjera të përditshme, si tretja dhe ushqyerja e muskujve, duke e vënë trupin në djegie të glukozës, jo të yndyrnave. Dhe kur stresi tejzgjatet, trupi fillon të prodhojë një hormon të quajtur kortisol i cili i dobëson muskujt, dhe sa më pak masë muskulore të kemi në trup, aq më i ngadaltë bëhet metabolizmi. Një studim tjetër tregon se njerëzit me nivel të lartë kortisoli priren të vënë shëndet rreth belit.

3.Sistemi nervor

Sistemi nervor autonom është ajo pjesë e trurin që funksionon pa vetëdijen dhe kontrollin tonë.  Ky system ndahet në 2 nënsisteme: Sistemi simpatik, që e vë trupin në gjendje mbrojtjeje, dhe sistemi parasimpatik, i cili është përgjegjës për gjendjen e qetësisë dhe rigjenerimit. Ndonëse këto nënsisteme  supozohet të funksionojnë në barazpeshë, për shumicën prej nesh nuk është kështu. Shumica e njerëzve kanë një dominancë të sistemit simpatik, që e bën trupin e tyre të jetë vazhdimisht në gjendje jot ë qetë, në gjendje lufte, vetëmbrojtjeje, duke devijuar substancat e trupit nga tretja në proçese të tjera. Por sistemi parasimpatik është i rëndësishëm, pasi e rikthen trupin në gjendjen e duhur dhe të gjitha substancat e tij në nivelin optimal.

4.Niveli i lartë i insulinës

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili lehtëson djegien e sheqernave në formë ushqimi për qelizat tona. Ai e përçon sheqerin drejt muskujve,ku depozitohet gati për t’u kthyer në energji. Ngrënia e ushqimeve me më tepër sheqer sesa duhet, e bën trupin të krijojë nivele të tepërta insuline. Por edhe stresi i papritur në punë apo në shtëpi, e nxit trupin të prodhojë nivele të larta insuline’

5.Ndjenjat

Mund të kemi pasur refuzime në punë, incidente të vogla gjatë ditës të cilat, ndonëse nuk ua vëmë veshin sepse na duken të parëndësishme, kur kthehemi në shtëpi në mbrëmje na bëjnë të ndjejmë një kaos të brendshëm. Dhe nëse jeni shumë të dhënë pas ushqimit, nuk do të mund t’i rezistoni frigoriferit pas një dite të tillë.

Të këshilluara

4 përfitimet e lëkurës nga dushi i ftohtë

Të lahesh me pak ujë të ftohtë vjen me shumë përfitime për lëkurën. 1. I jep lëkurës shkëlqim Një shpëlarje në fund të dushit me ujë paksa të ftohtë e ndihm...

15:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI