Flash

Kalkulimi/ Pse Meta vendosi 25 prillin si datën e zgjedhjeve

Lapsi.al 7 September 2020
Kalkulimi/ Pse Meta vendosi 25 prillin si datën e zgjedhjeve
Edi Rama nuk shkoi kot i maskuar në takimin në presidencë, kur kreu i shtetit e kishte thirrur për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve. Kryeministri që mjafton të shohësh fotot që hedh në Facebook-un e tij, del gjithnjë pa maskë, e dinte që po luante në fushë kundërshtare. Lexo me tej:

Mos i humbni fotot/ Të gjithë me maska pranë Ramës nga frika e Covid 19

Dhe në fakt dekreti që nxorri Ilir Meta e vërtetoi këtë. Ai vendosi 25 prillin si një datë datë zgjedhjesh më pranë kërkesave të opozitës. Nëse ai kishte marzh për të luajtur në një kufi kohor nga 15 prilli deri në 15 maj, ai zgjodhi të të dielën e dytë që kishte mundësi. Të gjitha partitë e opozitës reale që u ftuan në presidencë, me përjashtim të Rudina Hajdarit, kërkuan datën 18 maj. Ndërsa presidenti e shtyu me vetëm një javë dëshirën e tyre. Pas takimit me Metën lideri i opozitës, Basha, deklaroi:"Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, ata duan zgjidhje se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, qytetarët kanë nevojë urgjente për punën dhe biznesi ka nevojë për mbështetje urgjente. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen".

Situata politike në Shqipëri, VOA: E vetmja gjë e sigurt është data e zgjedhjeve

Por kalkulimi i Metës, mendimi i të cilit ndaj Ramës është i njohur, nuk lidhet vetëm me dëshirën e opozitës për të shkuar sa më parë drejt betejës elektorale. As me dhënien një bonusi ndaj Bashës dhe Kryemadhit, të cilët pasi dështuan të provokonin një garë elektorale të parakohshme, po marrin sadisfaksionin e zhvillimit të tyre që në prill. Përpos këtij aspekti simbolik Meta duket se është kujdesur edhe për detaje të tjera. Sa më parë që të zhvilloheshin zgjedhjet, aq më e dobët do të jetë qeverisja e dalë nga një dimër i vështirë, me papunësi në kuotat maksimale, pa buxhet për investime dhe me efektin e pritshëm që mund të ketë një valë e dytë Covid 19 në vend. Nëse ato do të zhvilloheshin në afatin e fundit në mes të majit, koha do të qe ngrohur, një e dielë plazhi mund të qe e mundshme e cila përpos abstenimeve si pasojë e rendjes drejt detit, mund ti bënte votuesit të retushonin në memorien e tyre ditët e një dimri të vështirë. Natyrisht këto janë faktorë të vegjël në raport me hendekun e thellë që do të paraqisë këtë herë fushat elektorale, por Meta, si ‘i pavarur” kaq mundësi kishte ta ndihmonte opozitën. Ndoshta edhe Rama e dinte këtë ndaj dhe dha sinjalin që po shkelte në një tokë në të cilën duhej të ruhej. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI