Flash

ERTV vazhdon talljen cinike me djalin që e përdori për të pozuar me Ronaldon

Lapsi.al 13 September 2020
ERTV vazhdon talljen cinike me djalin që e përdori për të

Pas denoncimit mediatik dhe zhurmës që bëri opozita se kryeministri, pasi e mori ne çarter për të takuar Kristiano Ronaldon, e harroi Alesio Cakonin (shihe ketu) , që humbi motrën dhe babain gjatë tërmetit të 26 nëntorit, propaganda e rilindjes është alarmuar.

Frenat e manipulimit i ka marrë në dorë kanali personal i Edi Rames, ERTV. Aty janë shfaqur deputetë, zv ministra, madje dhe psikologë, për të dëshmuar se shefi i tyre nuk i ka harruar, as Alesion dhe as Manjola Cakonin, ndryshe nga ç' deklaronin me gojën e tyre ata vetë.

https://lapsi.al/2020/09/10/andi-bushati-alesio-cuni-qe-takoi-ronaldon-si-viktima-e-dyfishte-e-politikes-spektakel/

Një nga pikat më pak të besueshme që po propagandon ERTV është edhe ajo se qeveria ka bërë gati një shtëpi që dy mbijetuarit e tërmetit do ta merrnin në dorëzim këto ditë.

"Në Dhjetor, qeveria shqiptare miratoi një listë me emrat e familjarëve të viktimave që do t’u dhuroheshin apartamente të reja banimi. Mes tyre edhe Manjola Cakoni, e cila do të hynte në këtë muaj në banesë, bashkë me Alesion. Apartamenti i blerë tek ndërtuesit nga bashkia Kamëz i dhurohet më pas me një kontratë dhurimi, Manjola Cakonit" njoftoi ERTV, e cila publikoi edhe kontratën e dhurimit.

Pra, po ti besosh propagandës së rilindjes, Manjola dhe Alesio e dinin që do të hynin në shtëpi të re për punë ditësh dhe nuk patën durim por u ankuan publikisht (shihe ketu) .

Ndonëse apartamenti i tyre ishte gati Alesio doli e tha se ai nuk mund të jetonte më me foton e Ronaldos dhe Manjola se kryeministri nuk i mbajti premtimet, madje edhe se e kishte kërcënuar pasi foli publikisht.

Një histori e tillë është zor të besohet.

Më logjike është të mendosh se vetëm pasi skandali plasi në publik, rilindja është kujtuar ti rregullojë me shpejtësi gjysmës se mbetur gjalle të familjes Cakoni një banesë. Sepse për kryeministrin ishte shumë diskreditues fakti që shpenzoi për propagandë mbi 10 mijë euro shërbime çarter për të siguruar një foto të fëmijëve të mbijetuar me Ronaldon, por kur koha e propagandës mbaroi, ai e la vetëm me 100 euro pension familjen në hall. Prandaj ai tani ka rifutur në punë ERTV, për të shplarë cinizmin dhe harresën 9 mujore.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

Arroganca është virtyt i injorantëve. Kjo aksiomë e vjetër që përshkruan të gjithë ata që tentojnë të fshehin me dhunë mungesën e dijes së tyre, i shkonte më së...

10:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI