Flash

Çfarë veprimesh nuk duhet të bëni sipas gjinekologëve

Lapsi.al 15 September 2020
Çfarë veprimesh nuk duhet të bëni sipas gjinekologëve

Të jeni shumë në ankth për të lënë një takim tek gjinekologu

Pak ankth është i natyrshëm por kjo s’duhet t’ju stepë. Konsultohuni me njerëzit tuaj të afërt që t’ju sugjerojnë një gjinekolog të mirë.

Të prisni deri sa të jeni seksualisht aktive për të bërë një vizitë

Vizita e parë këshillohet të bëhet midis moshë 13 dhe 15 vjeç. Jo çdo problem shëndetësor i zonës intime lidhet domosdoshmërisht me seksin.

T’i fshihni gjëra gjinekologut

E dimë se është e sikletshme të diskutoni për vaginën tuaj me një person që e shihni aq rrallë, por është e nevojshme t’i thoni çdo gjë që keni vënë re. Të jeni të sigurta që i ka dëgjuar edhe më parë.

Të besoni në trendin e “higjenës femërore”

Qëndroni larg produkteve që premtojnë të bëjnë zonën tuaj intime të mbajë erën e një kopshti me trëndafila. Produkte të tilla shkaktojnë irritime, reaksione alergjike ose edhe infeksione. Kujdesi i vetëm që ju duhet është pastrimi i jashtëm me një sapun delikat dhe nëse shqetësoheni nga era e pakëndshme, atëherë bëni një kontroll për infeksione.

Të shqetësoheni për zakonet tuaja të depilimit

Gjinekologu juaj nuk do të shqetësohet nëse keni bërë depilim brazilian apo jo. Nuk ka ndonjë ndryshim për të.

Të mos nxitoni kur dyshoni se keni infeksion të traktit urinar

Nëse vëreni simptoma si nevoja e shpeshtë për të urinuar apo djegie, mos prisni më për të lënë një takim pasi infeksioni mund të kalojë në veshkat tuaja.

Të kërkoni në Google të gjitha përgjigjet për pyetjet tuaja rreth shëndetit

Përveç faktit që do të trembeni për vdekje, askush online nuk e di historikun tuaj mjekësor.

Të duroni dhembjet e forta paramenstruale

Nuk keni pse të vuani aq shumë çdo muaj duke qenë se mjeku juaj mund t’ju ndihmojë për këtë.

Të mos pyesni rreth seksit të sigurt

Mund të ndiheni në siklet për të pyetur për mënyrat e mbrojtjes por kujtohuni që gjinekologu juaj është aty pikërisht për të diskutuar për këto gjëra.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI