Flash

Tri fakte se PS është e vendosur në grabitjen e zgjedhjeve

Lapsi.al 17 September 2020
Tri fakte se PS është e vendosur në grabitjen e zgjedhjeve

Edi Rama po tregohet i vendosir për të grabitur gjithçka është e mundur në tavolinë, përpara se zgjedhjet të zhvillohen realisht, në 25 prill në terren. Pasi ndryshoi në mënyrë të njëanshme dhe kundër të gjitha reagimeve ndërkombëtare kushtetutën për pengimin e koalicioneve, Pasi shkeli në dy nene (shiko poshtë) marrëveshjen e 5 qershorit që i merrte të mirqena koalicionet, ai po tenton të flakë tutje edhe një pikë të tretë për të cilën palët kishin rëndë dakord: që kur ato të kenë mosmarrëveshje mes tyre të drejtohen si arbitër OSBE ODHIR-it.

Lexo me tej:

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Pikërisht këtë klauzolë ka dashur të shfrytëzojë opozita. Në takimin e 14 shtatorit përfaqësuesit e PD dhe LSI i kërkuan negociatorit socialist ndërmjetësimin e ODHIR për ti lejuar koalicionet ashtu siç janë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Sipas llogarive nëse PD dhe LSI futen Bashkë në një koalicion me listat e tyre shumë emërore, ato arrijnë në zgjedhje një fitore të thellë. “Opozita bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Oerd Bylykbashi, menjëherë pas mbledhjes së 14 shtatorit.

Por, ky sygjerim që është pranuar edhe nga zyra e ODIHR në Varshavë, e cila është shprehur e gatshme të japë mendimin e saj në lidhje me problemet e hasura në Këshillin Politik, ka hasur në refuzimin kategorik të Damian Gjiknurit. Me një letër drejtuar përfaqësuesve të PD LSI- së ai thotë se ndërmjetësimi i ndëkombëtar nuk vlen më për një çështje që tashme e ka vendosur parlamenti duke ndryshuar kushtetutën për pengimin e koalicioneve.

“...nëse ju kërkoni të shfrytëzoni ekspertizë të huaj për qartësimin e pozicioneve tuaja lidhur me implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që bëjnë fjalë për zgjedhjet, ju mund ta bëni këtë me këdo që ju e gjeni të përshtatshme, por nuk mund të kërkoni që anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, për të cilët zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBE/ODIHR-it të keqpërdoret me prapamendim”, u përgjigj Gjiknuri.

Pikat kyçe/ Ku bllofon Rama me prishjen e marrëveshjes

Pra, duket qartë se Rilindja është e vendosur të thyejë çdo marrëveshje dhe çdo rekomandim për të shkuar përpara me projektin e grabitjes së zgjedhjeve. Fillimisht ajo vendosi të ndryshojë kushtetutën në mënyrë të njëanëshme ndonëse OSBE ODHIR kishte rekomanduar se nuk mund të ketë ndryshim të rregullave të lojës në vitin e fundit para zhvillimit të saj.

Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)

Së dyti ajo shkeli me dy këmbët marrëveshjen e 5 qershorit respektimi i së cilës ishte vënë si vijë e kuqe nga ndërkombëtarët. Pikërisht në nenet 19 dhe 36 (shiko tabelën poshtë) të marrëveshjes së arritur me mbështetjen ndërkombëtare dhe të përshëndetur prej tyre del e qartë se Socialistët kanë pranuar të garojnë me koalicione dhe me lista shumë partiake.

Pra, ndonëse faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë, atij as nuk i bëhet vonë për atë që ka nënshkruar.

Dhe së treti, ndonëse që në marrëveshjen politike të 14 janarit, që e detyroi opozitën të rikthehej me një këmbë në sistem, duke pranuar uljen në Këshillin Politik, palët u zotuan se nëse kanë mosmarrëveshje ato do ti drejtohen si arbitër OSBE- ODHIR-it, sot rilindja nuk po e pranon këtë klauzolë. Frika se mos ODHIR i përmbahet qëndrimit të mëparshëm për mosndryshimin e rregullave pas fillimit tashmë të lojës (presidenti ka caktuar daten e zgjedhjeve) e ka bërë PS-së të shkeli edhe mbi një angazhim të saj. Dhe kjo është një shenjë më tepër se nuk ka ndërmend të ndalet në rrëmbimin e zgjedhjeve me çdo mjet dhe çdo çmim.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI