Flash

Analiza e deklaratës/ Çfarë fsheh Rama me rikandidimin në Vlorë

Lapsi.al 26 September 2020
Analiza e deklaratës/ Çfarë fsheh Rama me rikandidimin në
Edi Rama i dha më në fund zërave se ai do të braktistë Vlorën për të rikandiduar në Durrës. Lajmi që u përhap prej disa javësh dhe të cilit i dha më tepër jehonë fakti se kreu i socialistëve e mori vetë përsipër kryesimin e punës së partisë në këtë qark, u bë më i besueshëm edhe pas zërave se kryeministri po merrej personalisht me pajtimin e grupeve rivale në Durrës dhe po përpiqej të shndërronte edhe dashuritë në martesa legale. Lexo me tej:

Lajmi/ Rama do braktisë Vlorën, zgjedhjet e ardhshme kandidon në Durrës

Por me sa duket ai ka vendosur të bëjë prapakthehu duke deklaruar të premten nga Vlora se do të jetë sërish kandidat për deputet aty: "Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin dhe nuk di se çfarë të besosh. Besojnë pa bërë asnjë verifikim". Por lajmi i asaj që kryeministi tha dje në Vlorë, nuk ishte as se ai nuk do ta ndrrojë këtë qytet për Durrësin, dhe as ashtu sikurse e komentoi Sali Berisha se ai është aq i fikësuar sa i shmanget mundësisë të një përballjeje kokë më këokë me Lulzim Bashën.

Berisha zbulon prapaskenat: Pse Rama la Durrësin dhe do kandidojë në Vlorë

Lajmi i vërtet gjendjej në fjalinë që erdhi pas rishpalljes së kandidimit në Vlorë."Në Vlorë kam qenë dhe kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër" tha Rama të premten. E në këtë fjali ka dy të reja. Për herë të parë ai përmend mundësinë e humbjes së postit të shefit të qeverisë. Kjo deklarata shkon në të njëjtën linjë me fjalimin e para të këtij sezoni politik, ku përpara socialistëve në Labinot kreu i PS pranoi se nëse zgjedhjet do të qenë tani socialistët nuk do të mërrnin aq shumë vota sa meritonin pasi edhe të majtët ndiheshin të zhgënjyer dhe të lodhur. Pra edhe vetë Rama e pranon aty këtu se objektivi i mandatit të tretë është shumë i vështirë.

Kalkulimet/ Rama kërkon 74 mandate, po a është e mundur?

Por kryelajmi, i fshehur mes reshtave gjendet në pohimin se Rama nuk ka ndërmend të largohet edhe nëse humbet. Fraza e tij se ka qenë deputet i Vlorës edhe para se të ishte kryeministër edhe do të vazhdojë të jetë edhe pas këtij posti është një barierë paraprake që i vendoset të gjithë atyre që mund të kërkojnë largimin e tij nga politika, pas një humbjeje të mundshme. Edhe i mundur Rama dha sinjalin e parë se do të kacavirret pas PS-së duke përgënjeshtruar përrallat e thurrura për shumë vjet se ai do të kishte edhe një jetë të tretë pas politikës, të cilën do ta kalonte duke ushtruaar aftësitë e tij artistike dhe duke kaluar pleqërinë me Koco Kokëdhimën në lartësitë e Qeparoit. Duke thënë se do të jetë deputet i Vlorës edhe pasi të humbë kryeministrinë, Rama po merr masa të përgatisë të ardhmen e tij pas 25 prillit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI