Flash

Padije apo gënjeshtër/ Dy shifrat e kundërta që Rama ka dhënë për numrin e të papunëve nga Covid

Lapsi.al 29 September 2020
Padije apo gënjeshtër/ Dy shifrat e kundërta që Rama ka

Edi Rama dha një shifër të çuditshme sot për impaktin e krizës së koronavirusit në tregun e punës në Shqipëri.

Dy shifra të nxjerra nga goja e kryeministrit nuk përputhen aspak me njëra-tjetrën.

Sot, në një konferencë live në Facebook të titulluar 'Ekonomia në Fokus', Rama u shpreh se 33 mijë persona humbën vendin e punës nga kriza që prodhuan masat e marra ndaj Covid-19.

"Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës. Krahasuar me vendet e tjera, besoj se hyjmë tek vendet që kemi humbur më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë. Serbia 200 mijë." - u shpreh kryeministri ditën e sotme.

Por çfarë shifrash jepte Edi Rama 3 muaj më parë?

Më 9 qershor, në emisionin 'Open' përballë gazetarëve, Rama shprehej se shifra e personave që humbën punën ishte rreth 70 mijë.

"Deri në fillim të muajit maj, kemi pasur rreth 70 mijë persona që kanë humbur vendin (e punës)" - tha Rama, duke thënë se kjo shifër është dinamike.

[video width="920" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/rama-bruto-online-video-cutter.com_.mp4"][/video]

Në tre muaj, kryeministri i vendit zgjodhi të përgjysmojë shifrën e personave të cilët kriza e Covid-19 la papunë.

Edhe pse vendet me ekonomi më solide të planetit janë lëkundur para kësaj pandemie dhe kanë deklaruar mijëra e miliona vende pune të humbura, Edi Rama zgjedh të minimizojë shifrat e një dëmi të cilin vështirë se mund ta kontrollojë i vetëm.

Nuk dihet nëse kjo mospërputhje marramendëse shifrash vjen se pse Rama se nuk i shmanget dot patologjisë së tij për të gënjyer me qëllim krijimin e një imazhi të rremë, apo se thjeshtë ai ka qenë i pa informuar kur shpallte ne qershor 70 mijë të papunë që sot i bëri më pak se gjysmën.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI