Flash

Si ia ngeci Ambrozia Meta gënjeshtrën Ramës në fyt (video)

Lapsi.al 29 September 2020
Si ia ngeci Ambrozia Meta gënjeshtrën Ramës në fyt (video)

Shumë media kanë botuar sot një video të përgatitur nga Jorida Tabaku, ku duket qartë se si ka gënjyer Edi Rama për planin e ri kombëtar të rimëkëmbies ekonomike. Aty shihen tre citime të kryeministrit për gjatë muajve maj -qershor, ku ai premton se ky plan do te publikohet shumë shpejt, brenda muajit, në mënyrë që gjendja për njerzit e prekur nga kriza të normalizohet sa më parë.

Natyrisht, po hyn tetori dhe Rama vazhdon të falë toka publike në Tiranë, të japë miliona për inceneratorët, por plan nuk e ka paraqitur (Video e Tabakut poshte).

[video width="800" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-29-at-17.36.21-1.mp4"][/video]

Por, pak kush e di se në zanafillën e daljes në dritë të këtij mashtrimi spektakolar ishte një gazetare. Pikerisht Ambrozia Meta që nuk e ka për herë të parë ti'a ngecë fjalën në fyt kryeministrit.

Ajo, thjeshtë dhe pa epitete akuzuese e pyeti se përse ai kishte deklaruar tre herë, në 24 maj, në 2 qershor dhe në 9 qershor, se do publikonte planin e ri të rimëkëmbies ekonomike, dhe ende nuk e kishte mbajtur këtë premtim. Eshtë tejet interesante të shikohet si vepron Rama i kapur në gënjeshter, si fillon të dredhojë dhe si pastaj në mënyrë qesharake, tenton ta kalojë përgjegjësinë tek mediat (Video poshte). Eshtë nje video domethenese ku dallohet jo vetem një qeveritar i paaftë, por edhe një gënjeshtar i pazoti.

https://www.facebook.com/syrimedia/videos/994877157645626/

Siç shihet edhe në video kryeministri fillimisht justifikohet se nuk e realizoi dot planin kombetar pasi njerzit nuk mblodheshin dot prej pandemisë.

Qesharake. Po pse nuk e dinte ai në 9 qershor, kur tha se do ta shpallte, që pandemia qe nëpër këmbë? Edhe me grotesk akoma është justifikimi i dytë: nuk e shpallëm të plotë për faj të mediave, që këtu merren me kronikë të zezë apo rozë dhe do na shkonte dëm. Më.mirë ta publikonim.pjesë pjesë. Pra shkurt Rama i la shqiptarët pa planin e ri të rimëkëmbjes ekonomike, nga frika se mos nuk i funksononte propaganda..pra plani nuk duhej për ndihmën q÷ do jepte, por për benefitet që do merrte hartuesi i tij.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI