Flash

Si ndikojnë filmat horrorr në shëndetin e fëmijëve

Lapsi.al 6 October 2020
Si ndikojnë filmat horrorr në shëndetin e fëmijëve

Prindër, të gjithë e dini se vjen momenti që fëmijët 'negociojnë' me ju për të bërë gjëra jashtë kufijve që u takojnë. Janë disa pyetje të zakonshme qe ju vijnë nga fëmijët si:

A mund ta kem një smartphone? Jo?! Pse jo? Kur mund ta kem?

U lodha duke parë Ben Ten, a mund të shoh The Simpson? Po The Family Guy? Po The Game of Thrones? Jo?! Pse jo?! Kur mund ti shoh?!

Më pas vijnë pyetjet me të cilat tentojnë t'ju zënë në kurth:

Ti e le vëllain (më të madh) ta shikonte atë film, unë pse jo?

Të gjithë shokët e mi e kanë parë atë film, ti pse nuk më lejon?

Ti madje e ke parë atë film, kur ke qenë më i vogël se unë, unë pse mos ta shoh?

Unë pash X film që ishte më i frikshëm se ky, këtë pse mos ta shoh?!

Tani që jemi në periudhën para Halloween-it, fëmijët kanë përgatitur kostumet e tyre të frikshme. Gjithashtu, mezi presin elementin kryesor të kësaj feste, që është filmi i frikshëm. Shumë prej jush mund të mendoni që shikimi i një filmi të frikshëm do të jetë argëtues për gjithë familjen, pasi në fund të fundit është thjesht aktrim, apo jo? Qëllimi i shikimit të filmave të frikshëm është që të trembemi. Pra, një pjesë e kësaj frike përjetohet si një lloj kënaqësie. Sidoqoftë, psikologët paralajmërojnë se kjo formë e argëtimit mund të çojë në një sulm të fortë adrenaline dhe çdo fëmijë mund ta përjetojë ndryshe. Truri i tyre nuk është në gjendje të përpunojë imazhe kërcënuese dhe shqetësuese. Mund të reagojnë menjëherë pas stimujve që vijnë nga ekrani si dridhje ose shpërthime në lot. Ndikimi mund të reflektohet në net pa gjumë, makthe, humbje oreksi etj. Nuk është e pazakontë që të shohësh të rritur që kanë frikë nga kllounët. Kjo vjen si pasojë e njw traume që mund të kenë kaluar, pasi kanë parë një film të frikshëm me klloun në moshë të vogël. Pra, ky ndikim negativ emocional mund të mbetet me vite në jetën e fëmijës. Sa më i vogël të jetë fëmija kur sheh një film horror, aq më afatgjata do të jenë efektet.Në vend të një filmi të frikshëm gjatë mbrëmjes së Halloween-it, ju mund të vishni të gjithë kostume të frikshme dhe të organizoni lojëra më pak të frikshme, ku të mbizotërojë kënaqësia dhe jo frika.Imagjinata e tyre aktive duhet të inkurajohet përmes ushtrimeve dhe lojërave krijuese dhe të shëndetshme.

Të këshilluara

Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Tetë muaj më parë, Meng Hu dha dorëheqjen nga puna e saj si stjuardesë në Guangzhou, në Kinë që të ndiqte ëndrrën e saj, dhe të bëhej një yll në internet. Ajo i...

14:34

Të lindësh në kohë pandemie

Pa dyshim që nënat e reja po përballen me një realitet të ashpër këtë periudhë. Kontakti me maskë, shmangia e vendeve publike, mbingarkesë dezinformimi, përkeqë...

18:20

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi juaj prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të dielit. Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme për absorbimin...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI