Flash

Infektimi i Trump/ A është shëndeti i presidentëve sekret shtetëror në SHBA?

Lapsi.al 12 October 2020
Infektimi i Trump/ A është shëndeti i presidentëve sekret

Nëse shikoni historinë e presidentëve të Shteteve të Bashkuara, del një fakt i turpshëm: shumë kanë gënjyer për shëndetin e tyre. Në disa raste ata kanë fshehur sëmundje të vogla, në të tjera sëmundje të rënda. Dhe shpesh duheshin shumë vite, para se qytetarët të mësonin të vërtetën.

Kur Donald Trump u shtrua në spitalin ushtarak Walter Reed më 2 tetor pasi u infektua nga covid19, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se vendimi u mor nga “një kujdes i tepruar”. Të nesërmen në mëngjes, Sean Conley, mjeku i tij, tha se presidenti po ecte shumë mirë. Por menjëherë pas kësaj, Mark Meadows, shefi i kabitetit të Shtëpisë së Bardhë, zbuloi se Trump kishte pasur momente “shumë shqetësuese”. Conley u detyrua të pranojë se kishte përshkruar një situatë shumë pozitive: “Unë po përpiqesha të përcillja optimizmin që ishte në ekipin mjekësor të presidentit”, shpjegoi ai. “Dhe mbase dukej sikur po përpiqeshim të fshihnim diçka, gjë e cila nuk është domosdoshmërisht e vërtetë”.

Edhe gjatë presidencës së Woodrow Wilsonit, në fillim të shekullit XX, shpërtheu një pandemi që shkaktoi vdekjen e qindra-mijëra amerikanëve. Ëilson ishte infektuar, por u përpoq ta mbante të fshehur. Kur u sëmur, ai ishte duke marrë pjesë në negociatat për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Paris, në Prill 1919. Simptomat ishin aq të forta dhe të papritura sa që mjeku i tij mendoi se ishte helmuar. Pas një nate me komplikime, mjeku i shkroi një letër Uashingtonit duke informuar Shtëpinë e Bardhë se gjendja e presidentit ishte shumë e rëndë.

Të dy, Trump dhe Wilson minimizuan pandeminë që ata po menaxhonin, por për arsye shumë të ndryshme. Trump tha se e bëri për të shmangur panikun, por sjellja e tij është gjithashtu rezultat i llogaritjeve politike: presidenti nuk dëshironte një krizë ekonomike, që do të kompromentonte shanset e tij për t’u rizgjedhur. “Wilson ishte i shqetësuar se çdo lajm negativ mund të dëmtonte përpjekjet pë paqen”, tha John Bary, profesor i asociuar i shëndetit publik në Universitetin Tulane.

Operacione të fshehta

William Howell, i cili jep mësim politikën amerikane në Universitetin e Çikagos, dyshon se Shtëpia e Bardhë mund të miratojë një qëndrim më transparent. “Trump do të tundohet për të rifilluar fushatën zgjedhore”, thotë Howell. “Ai do të bëjë gjithçka për të përcjellë një imazh force dhe për t’u kthyer në punë”. Por, shton ai, “ne po flasim për një president i cili gjatë mandatit të tij nuk ishte veçanërisht i sinqertë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz nuk e konsiderojnë atë të besueshëm”.

Ka shumë raste të tjera të ngjashme në histori. Në fund të viteve 1800, Presidenti Grover Cleveland, i bindur se shëndeti i dobët ishte një dobësi politike, iu nënshtrua fshehurazi një operacioni në një jaht privat në kanalin Long Island. Në 1944, Franklin D. Roosevelt u diagnostikua me tension të lartë të gjakut, hipertension, probleme të zemrës dhe bronkit. Ai u urdhërua të hante më pak gjellë të kripura dhe të pinte më pak duhan. Ndërsa zgjedhjet po afroheshin, Shtëpia e Bardhë nxorri ​​një deklaratë për të sqaruar se problemi shëndetësor i presidentit nuk ishte serioz. Roosevelt u rizgjodh, por vdiq disa muaj më vonë. Në vitin 1967 Lyndon Johnson u operua fshehurazi në njërën dorë. Sipas historianit Robert Dallek, John F. Kennedy merrte deri në tetë ilaçe në ditë, duke përfshirë qetësues për dhimbjet, stimulues, pilula gjumi dhe hormone. / The Christian Science Monitor – Bota.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI