Flash

Pse Rama e la kolltukun... në studion e Opinion

Lapsi.al 15 October 2020
Pse Rama e la kolltukun... në studion e Opinion

Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vendit të linte kolltukun në studion e Opinion dhe të ngrihej në këmbë si showmen.

Ose një hall i madh..ose një interes i madh...atë mund ta zgjidhi me mendjen e tij secili që ka parë peformancën e Ramës në studio, e cila kishte vëtëm një qëllim, të jepte shfaqe, të ulërinte, të përbetohej se është shkencërisht e vërtetuar se të gjatët nuk vjedhin, madje të ngrihej në këmbë në mes të emisionit dhe të spërkaste me stërklat e tij gazetarët në studio (megjithëse në kohë pandemie) vetëm me një qëllim: që të mos lejonte një debat normal për shifrat e frikshme të inceratorëve.

Historia e këtij skandali që do na kushtojë deri në fund mbi 350 milionë euro është vërtet një nga mëkatet më të mëdha të kësaj qeverie.

Saga e inceneratorëve nis në vitin 2014 me një ofertë të pakërkuar. Për të kënaqur atë, qeveria socialiste ndryshon strategjinë e saj nga përballimi i plehrave me riciklim, në atë me djegje, të inceneratorëve.

Në fund të vitit 2016, pa tender ndërkombëtar të detyrueshëm nga ligji, pa procedura transparente, qeveria fillon procesin e dhënies në një dorë të vetme të tre projekteve.

Eshtë e çuditshme se si brenda një dite, datës fatale 16 dhjetor 2016, i gjithë shteti shqiptar vihet në dispozicion të këtij biznesi fitimprurës. Mbyllet “gara”, merren vendime nga 9 institucione, nënshkruhet kontrata 40 faqshe me privatin dhe fillon dizbursimi i parave për të (14 milonë eurot e para nga 75 milionë deri tani).

Dhe e gjithë kjo maskaradë përfundon me rastin për Gines të inceneratorit të Fierit, i cili sot ka marrë mbi 23 milionë euro pa bërë asnjë ditë punë.

Pikërisht, ky hall, apo ky interes, e bëri Ramën të humbte toruan, dhe të kërcente si prifti nga belaja në “Opinion”, aq sa për disa çaste u kthye dhe në rrezik i shpërndarjes së virusit, duke lëshuar afshet e gojës së tij që vihej në punë nga inceneratorët, mbi fytyrat e të ftuarve të tjerë në studio.

Dhe policia bëri mirë që nuk shkoi ti vinte gjobë kryeministrit për këtë krim shëndetësor, sepse krimi që ai po mbronte në studio, ishte tejet më i rëndë sesa infektimi rastësor i Rakipllarit apo Shkullakut.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Edi Rama midis tre ambasadorëve

Është interesante të vihen re diferencat në qëndrime midis tre ambasadorëve, që u bënë garant për marrëveshjen e 5 qershorit, pas aprovimit nga Parlamenti të nd...

16:15

Spiropalizimi i Erion Velisë

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fus...

22:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI