Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Vrasja e biznesmenit në Himarë, dyshohet për një borxh 70 mijë euro

Lapsi.al 17 October 2020
Vrasja e biznesmenit në Himarë, dyshohet për një borxh 70

Policia e Shtetit njofton se ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë. Ai është Kliti Leka, banues në Tiranë por që jetonte e punonte përkohësisht në Vlorë e Himarë. Sipas policisë autori është arrestuar në Livadh disa minuta pas ngjarjes. Motivi i krimit është ende i panjohur. Autori i vrasjes mësohet se ka qenë i pamaskuar në momentin që zbriti nga automjeti për të ekzekutuar biznesmenin Goro.

Nga ngjarja e rëndë mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Goro. Viktima është kushëriri i parë i kryetarit të Bashkisë Himarë, Gjergji Goro. Nga të dhënat e para pranë grupit hetimor mësohet se autori punonte si elektricist në Himarë me një grup pune të vetin dhe pretendon se viktima i kishte një shumë rreth 70 mijë euro borxh për punimet që i kishte kryer në një objekt të ndërtuar. Më pas ai i ka thënë policisë se i kishte dhënë biznesmenit një tokë të trashëguar si nip në Himarë, për të cilën nuk kishte marrë pagesën e premtuar nga Niko Goro.

Dyshohet se ky ka qenë konflikti mes tyre, që e ka shtyrë 53-vjecarin të qëllojë me armë biznesmenin. Autori e ka pranuar krimin në deklarimin e parë te policia, si dhe është shprehur i penduar për ngjarjen. Vijon hetimi për të dokumentuar dhe zbardhur më tej krimin që tronditi Himarën.

Njoftimi i policisë për arrestimin e autorit

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur "Livadhet", të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë për gjetjen e armës tjetër në makinën e autorit

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI