Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pakti detar me grekët/ A do ta bllokojë Presidenti kompromisin e Hagës?

Lapsi.al 20 October 2020
Pakti detar me grekët/ A do ta bllokojë Presidenti kompromisin e

Në kulmin e frustrimit për marrjen e autorizimit nga Presidenti Ilir Meta për negociatat e kufirit detar me Greqinë, ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përsëriste publikisht në inat e sipër se 3 gjërave nuk i jepte dot zgjidhje dhe ato ishin "egoja, paranoja dhe Saliu". Qartësisht këto të treja, Bushati i konsideronte kodet e bllokimit të marrëdhënies së tij me Ilir Metën, që siç rezultoi më vonë i zvarriti negociatat me grekët, por edhe shtoi presionin për më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Gjatë viteve 2017-2018 Meta nuk pranoi të anashkalohej, pasi ligji i jepte një rol të rëndësishëm. Por a po e provokon të njëjtin ngërç kryeministri Edi Rama, në negociimin, shpalljen dhe arrogancën me të cilën po merr autorësinë e zgjidhjes së çështjes së kufirit detar me Greqinë?

Të gjitha shenjat janë se Po! Edhe një herë tjetër, provokimi i "egos, paranojës dhe Saliut" mund të çojë në një bllokim tjetër negociatave me grekët, megjithëse dërgimi në një gjykatë ndërkombëtare, mund të jetë oferta më e mirë që kemi pasur.

Ishte e çuditshme që zhurma që bëri dakortësia për ta çuar "kufirin detar" për zgjidhje në një gjykatë ndërkombëtare nuk kishte mbërritur në presidencë. Në njoftimin për mediat pas takimit me Nikos Dendias, Meta as e përshëndeti, as e kundërshtoi dhe as e përmendi fare opsionin e gjykatës ndërkombëtare. Një heshtje, që mund të jetë shenjë se sapo i është aktivizuar një nga çelësat e bllokimit të marrëdhënies me Ramën.

Lexo:  Meta takon Ministrin e Jashtëm të Greqisë, nuk përmendet zgjidhja në Hagë për marrëveshjen e detit

Por a i ka presidenti kompetencat për ta bllokuar dërgimin në Hagë të përcaktimit të kufirit, atë që sot u trumbetua në media si zgjidhja që mban autorësinë e Edi Ramës?

I ftuar në Abcnews, profesori Ksenofon Krisafi, ish anëtar i grupit negociator për marrëveshjen me Greqinë, tha se "Kjo është çështje që kërkon miratimin e të gjithëve. Nuk mundet dot as Edi Rama ta çojë atje, aq më tepër që kjo nuk është marrëveshje qeveritare, por është marrëveshje ndërshtetërore, kompetenca formale është e kryetarit të shtetit për ta çuar. Nga pikëpamja formale, presidenti mund të kërkojë shpjegime pse çështja doli nga kompetenca e negociatave bilaterale? Çfarë u arrit deri tani nga këto negociata? Pse nuk ecën këto negociata deri në finish për zgjidhjen? Dhe pse tani gjykohet që të shkohet në Gjykatën e Hagës? "

Për profesor Krisafin asgjë nuk është vendosur nga pala shqiptare. Deklaratat mediatike të Ramës rezultojnë të jenë ende në fazën e pompozitetit bosh, sepse do të duhet ende të merren një sërë vendimesh deri sa qëndrimi i Shqipërisë të jetë qartësisht pro dërgimit të dosjes në Hagë.

"Nuk mund ta quajmë vendimin të marrë nga deklarimi që bëri sot kryeministri" ka këmbëngulur Krisafi, duke shpjeguar se kompetencat e Edi Ramës në këtë çështje janë të kufizuara.

"Nuk mund të vendosë dot kryeministri sepse Gjykata e Hagës bëhet kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive. Që do të thotë se autorizimin për këtë marrëveshje nuk e jep kryeministri, por kryetari i shtetit, i cili do të bisedojë, duhet të bjerë dakort, me strukturat, me ministrinë e jashtme, me kryeministrin. Dhe pastaj do të autorizojë fillimin e negociatave, lëshimin e plotfuqisë, caktimin e pyetjeve që do t'i drejtohen Hagës." vazhdoi profesori.

Lexo edhe: Konflikti për detin/ Greqia presion Metës për autorizimin e negociatave

 

Ndërkohë që dihet tashmë marrëdhënia toksike Rama-Meta, duhet përmendur edhe sinjalet e palës greke se presidenti Meta do të përbëjë një komplikim për situatën. Pak kohë më parë, Nikos Dendias në një intervistë për mediat greke tha se "Gjërat janë disi më të komplikuara këtu, sepse Shqipëria fillimisht ra dakort, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret. Nuk ka asnjë dyshim për këtë".©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI