Flash

Kërcënimet nga BE/ Rama luan me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara

Lapsi.al 28 October 2020
Kërcënimet nga BE/ Rama luan me mbështetjen e Shteteve të
Në kulmin e presioneve të Bashkimit Europian kundër ndryshimit pëdhunshëm të Kodit Zgjedhor për ndalimin e koalicioneve, sinjalet që vijnë nga SHBA për Edi Ramën i përkasin një panorame krejt tjetër. Lexo edhe: Ndryshimet e kodit/ BE shton presionin për zgjedhjet, Rama nuk dorëzohet Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe eurodeputetët e PE i kërkojnë Ramës të ketë durim për opinionin e Komisionit të Venecias dhe të mos nxitojë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ambasadorja amerikane u fokusua në një çështje tjetër, atë të kthimit nga Siria të 4 fëmijëve dhe një gruaje që mbaheshin peng në kampin Al-Hol. Çlirimin e fëmijëve ambasadorja e quajti një akt të mrekullueshëm, ndërsa tha se shpresonte që të tjerë robër do të riatdhesoheshin. Në fakt, ambasada amerikane e ka bërë të qartë më herët se ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor nuk i konsideron shkelje të marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Ato janë ndryshime shtesë që bëhen para zgjedhjeve të 25 Prillit, sipas ambasadës. Megjithatë në 5 Qershor, ditën kur u arrit marrëveshja, ambasadorja amerikane ngulmoi se pakti politik mund të mos i kënaqë të gjitha palët, por duhej parë panorama e madhe, që kishte të bënte me çeljen e negociatave. Lexo edhe:  Flet Yuri Kim: Pse ende mendoj që parlamenti nuk e shkeli “5 qeshorin” Pikërisht për këtë, në ditën kur institucionet kryesore të BE po bëjnë thirrje njëzëri se Rama po i djeg negociatat, heshtja e ambasadës së SHBA e bën edhe më të dukshme ndarjen që ekziston me Bashkimin Europian. Një tjetër sinjal se administrata aktuale në Departamentin e Shtetit ka zgjedhur ta mbyllë një sy ndaj “mëkateve” të Edi Ramës është dalja publike e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në një video-konferencë në Forumin për Antisemitizmin këtë të mërkurë. Pompeo nuk u kursye të shprehë vlerësimet për Kuvendin e Shqipërisë, që kishte organizuar forumin kundër antisemitizmit.
"Është e udhës që ky forum zhvillohet nga Shqipëria, një mik i madh i SHBA-ve. Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe par tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar anti semitizmin" tha Pompeo
Në një vend si Shqipëria, ku antisemitizmi nuk ka ekzistuar kurrë, qoka për Ramën është e pastër. Për më tepër, vjen nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Ishte i njëjti që përshëndeti marrëveshjen e 5 Qershorit. Për ironi, e përgëzoi Kuvendin e Shqipërisë, një ditë para votimit që prish marrëveshjen e 5 Qershorit. Shpërfillja e Bashkimit Europian është një nga karakteristikat më thelbësore të administratës Trump dhe duket se kryeministri Edi Rama po e shfrytëzon për të arritur fitoret e vogla të hileve para zgjedhjeve. Mbetet për t’u parë, sa gjatë do të mbijetojë me këtë lojë.©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI