Flash

Qeshi se i foli Edi Rama/ Shoqërohet në polici gruaja në Tiranë

Lapsi.al 28 October 2020
Qeshi se i foli Edi Rama/ Shoqërohet në polici gruaja në

Teuta Baçi ka qenë duke dalë nga puna, pranë Kalasë së Tiranës, kur ka parë Edi Ramën t'i flasë në rrugë. Pasi nuk e ka dëgjuar kryeministrin se çfarë i thoshte, ajo e ka kaluar me një të qeshur. por fill pas këtij reagimi ka përfunduar në komisariat.

Skenari i denjë për vende totalitare ka ndodhur vërtet në Tiranë, sipas gazetares  së Top Channel, Anila Hoxha. Hoxha ka publikuar pjesë nga një dokument nga raporti i policisë, ku përshkruhet me detaje çfarë ka ndodhur.

Gazetarja e ka shoqëruar me një status në rrjetet sociale dokumentin që ka publikuar:

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.

Burimet zyrtare me thone se ngjarja - ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;

- une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.

"Por ate e solli punonjesi i

Gardes se Republikes ' shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D.

Historia e pabesueshme " e qeshjes se ndaluar" shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.

' Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte".

Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen, e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. ' Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes nuk kishte maske ne fytyre dhe ne keto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj" deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.

Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI