Flash

Trojka europiane shtyn për vitin tjetër hapjen e negociatave

Lapsi.al 12 November 2020
Trojka europiane shtyn për vitin tjetër hapjen e negociatave
Nga e majta ne te djathte Ana Paula Zacarias, Michael Roth, Gašper Dovžan Shpresat e zbehta se drita jeshile drejt BE-së do të hapej gjatë presidencës gjermane duket se ka marrë sot një goditje të pakthyeshme. Konferenca Ndërqeveritare mes Tiranës dhe Brukselit që shënon hapjen reale të negociatave të BE-së nuk do të zhvillohen as këtë muaj e as në dhjetor. ngushëllimi i vetëm për Shqipërinë është fakti se ndryshe nda sa pritej edhe këtë fundvitin nuk do të ndahemi nga Maqedonia, të cilës gjithashtu me sa duket do i shtyhet data për vitin tjetër. Edhe pse ishte parashikuar ë gjatë Presidencës gjermane, Shkupi  ta mbante konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa Tiranës ky bonus do ti jepej vetëm nëse plotësonte kushtet, kjo çështje është shtyrë vitin e ardhshëm e sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit kur presidencën e ka një vend ballkanik si Sllovenia. Justifikimi është gjetur në petkun e traditës sipas së cilës vendimet e rëndësishme për Ballkanin janë marrë kur presidencën e kanë shtete të rajonit. por edhe për shkak të Pandemisë, si dhe zhvillimeve politike kryesisht në Shqipëri, ku përpara janë zgjedhjet parlamentare. Kjo u bë e ditur nga konferenca e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia, Ana Paula Zacarias dhe Sllovenia, Gašper Dovžan, ku është diskutuar që tre partnerët po punojnë për drejt hapjes së konferencave të para për dy vendet e Ballkanit. Tre ministrat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku përfshihet pikërisht edhe kjo pikë. “Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Treshe (Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet 6 muaj nga Portugalia dhe Sllovenia në gjysmën e 2-të e vitit 2021). Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë. Në fillim të këtij muaji ishte parlamenti hollandez ai që mbështeti qeverinë e tij për të mos i dhënë dritën jeshile vendit tonë. Holanda ishte e mendimit se "përfundimi i Komisionit Europian se pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur është i parakohshëm”.

DOKUMENTI/ Holanda kundër negociatave me Shqipërinë, dritë jeshile për Shkupin

Përpara Holandës shumë eurodeputetë dhe figura të larta të Bundestagut Gjerman e kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare që të mos bënte hapa të njëanshëm dhe jo konsensuale në miratimin e reformës zgjedhore se ketë gjë do ta paguante me çmimin e integrimit të Shqipërisë. Duket se një gjë e tillë tani është bërë realitet.

Shtohen thirrjet që Rama të presë Venecian: Rrezikoni integrimin

I vetmi lehtësim për shumicën në pushtet është fakti se nëse mbetet në fuqi vendimi i trojkës Europiane për ti nisur bisedimet ndërqeveritare gjatë presidencës Portugeze (në gjysmën e 1-të e vitit 2021), ose më pas gjatë asaj (Sllovene në gjysmën e 2-të e vitit 2021), Shqipëria i shpëton turpërimit të ndarjes edhe Maqedonia. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Vetëvrasjet/ Si e prek trurin Koronavirusi

Një i moshuar i sëmurë me Covid-19 tentoi sot të merrte jetën e tij duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Covid 1 tek QSUT. Fatmirësisht 69-vjeçari R.B. i s...

20:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI