Flash

Pandemia, SHBA mbyll shkollat, Evropa i mban hapur

Lapsi.al 13 November 2020
Pandemia, SHBA mbyll shkollat, Evropa i mban hapur

Muajin e kaluar, Irlanda hyri në një izolim strikt, gjashtë javor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke ndaluar tubimet sociale e duke mbyllur baret dhe restorantet.

Por, ndërsa njoftonte kufizimet, kryeministri Micheal Martin nënvizoi se shkollat dhe kopshtet do të qëndronin hapur. “Kjo është e nevojshme sepse ne nuk mund të lejojmë që e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë një tjetër viktimë e kësaj sëmundjeje. Ata kanë nevojë për edukim”, tha Martin. Një histori e ngjashme është edhe ajo në shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Anglinë, që e bënë mision të tyre vazhdimin e mësimit me prezencë fizike edhe pse vendosën masa strikte për të luftuar valën e dytë të koronavirusit.

Në kontrast, qytete të mëdha në SHBA, mes të cilëve Detroiti, Bostoni dhe Filadelfia, po mbyllin shkollat dhe po e kthejnë mësimin online në përpjekje për të frenuar infektimet.

“Ka një shkallë infektimi që është shumë e rrezikshme për të mbajtur shkollat hapur dhe kjo është parë në një numër vendesh në Evropë”, thotë Anthony Staines, profesor i sistemeve shëndetësore në Universitetin e Dublinit.

Por ai thotë se reagimi kryesor duhet të jetë efektiv. Sipas tij, shkollat e përhapin virusin por ato nuk janë një trajektore e madhe përhapjeje. Ndaj, thotë ai, është e përshtatshme që vende të ndryshme të përdorin masa të ndryshme në varësi të situatave të ndryshme ekonomike dhe përhapjes së ndryshme të virusit. Izraeli, për shembull, është përballur me shpërthime të mëdha të lidhura me shkollat. Mbyllja e shkollave, sipas tij, mund të jetë pjesë e një reagimi të përkohshëm, por, me njohuritë e duhura, informacionin dhe kuptimin, mbyllja e shkollave nuk është e domosdoshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI