Flash

Austria kufizon lëvizjen duke nisur nga 17 nëntori

Lapsi.al 15 November 2020
Austria kufizon lëvizjen duke nisur nga 17 nëntori

Austria hyn në një lockdown të përgjithshëm duke nisur nga 17 nëntori deri në 6 dhjetor. Është ky vendimi i marrë nga qeveria austriake dhe nga kancelari Kurz, i cili ka thënë që do të mbyllen të gjitha çerdhet, kopshtet, shkollat dhe dyqanet. Në Austri duke nisur nga e marta do të nisë lockdowni i përgjithshëm, njësoj si në muajin mars.

Vendi do të ndalet deri në 6 dhjetor ka thënë kancelari Sebastian Kurz.

Pavarësisht bllokimit të pjesshëm natën të aktiviteteve, Austria ka një përhapje shumë të shpejtë të infeksionit, duke detyruar qeverinë të marrë këtë masë ekstreme. Kurz i ka bërë apel të gjithë austriakëve duke thënë:Mos takoni asnjë, çdo takim është një mundësi përhapje e Covid-19.

Vetëm personat që janë vetëm mund të kenë një kontakt për t’i ndihmuar ata, ka thënë Kurz.

Ministri i shëndetësisë ka thënë ndër të tjera: Austria e kaloi shumë mirë valën e parë të kësaj pandemie fale edhe lockdownit, por kjo valë e dytë është më e fuqishme dhe më dinamike. Për ketë arsye kemi vendosur këtë alarm emergjence.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI