Flash

Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica

Lapsi.al 16 November 2020
Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep
Kaseta me filmimet e masakrës së Krushës i është doëzuar televizionit BBC nga Milaim Bellanica, personi që filmoi pamjet e masakrës së tmerrshme që paramilicia serbe kreu në Krushë. Kështu u shpreh sot ish-deputeti socialist Dashamir Peza, i cili me këtë deklaratë hedh poshtë akuzat e kameramanit amator nga Kosova Bellanica, se Lulzim Basha i mori kasetën dhe e zhduku. Dash Peza, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe më pas deputet atëhere shoqëronte ekipin e BBC si përkthyes në Kosovë. Lexo më tej:

Andi Bushati:Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Peza tha sot në një intervistë për News 24 se BBC i bëri të qartë Milaim Bellanicës se nuk do t'ia blejnë kasetën. Nëse ai dëshiron mund t'ia japë kasetën që pamjet ti transmetohen botës. Dhe, sipas Pezës, ai këtë bëri. "Me kujtesën që kam unë mendoj që kjo kasetë i është bërë e qartë Melaimit që ai po ja dhuron BBC dhe përshtypja ime është që ka pasur një marrëveshje mes dy palëve. Ai ka pranuar që ta japë, BBC ka bërë të qartë që ata nuk blejnë lajme. Nëse zotëria dëshironte të ndihmonte që lajmi t’i bëhej i njohur botës, duhet të jepte kasetën te BBC. Kam përshtypjen që BBC ja ka ofruar zyrës së OKB, por përtej kësaj nuk di asgjë, sepse këto janë cështje që nuk kishin nevojë për përkthim nga ana ime." - tha Peza në intervistë. [video width="800" height="450" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/VIDEO-KOSOVA-1.mp4"][/video] (Në video Belanica në mes, gazetari me të kuqe dhe majtas Peza).  Vetë Bellanica deklaroi pak ditë më parë në Top Channel se këto filmime ia pati dhënë Lulzim Bashës i cili atëherë punonte në UMNIK për zbardhjen e krimeve serbe, dhe ky i fundit e ka zhdukur kasetën. Por, në pohimet e tij, Belanica nuk e fsheh që e ka çuar kasetën në BBC, madje ai thotë se Lulzim Basha erdhi ti’a kërkonte këtë dokument të rrallë, vetëm pasi pamjet u shfaqën në BBC. Ndërkohë Basha e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Basha thotë se nuk e ka marrë kurrë këtë kasetë. Lapsi.al, që e zbuloi Pezën në disa pamje të një televizioni norvegjez, se ai ishte prezent në dorëzimin e kasetës që u bë objekt sherri politik në Tiranë, shkroi dje se ai qe njeriu që mund ta zbardhte disi këtë dilemë (lexo shkrimin poshte). Filmimet ekskluzive/ Ish deputeti socialist Dashamir Peza dëshmitari që ruan misterin e kasetës për masakrën e Krushës Vetëm ai mund të tregonte nëse gënjente Bellanica apo Basha. Ndërsa sot duke folur për Neës 24 Dash Peza ka bërë të qartë se kameramani kosovar e ka dhuruar kasetën për BBC dhe se kanë qenë gazetarët anglezë që mund ti'a kenë dorzuar atë më pas OKB-së. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI