Flash

Tradhëtia tjetër/ Ish presidenti francez me një balerinë 30 vjet më të re (fotot)

Lapsi.al 16 November 2020
Tradhëtia tjetër/ Ish presidenti francez me një balerinë 30

Një burrë që tradhëton njëherë tradhëton gjithmonë. Kjo shprehje e vjetër sa bota i shkon për mrekulli ish presidentit francez François Hollande, i cili ka tradhëtuar me radhë, ish nënën e 5 fëmijëve të tij me një gazetare dhe më pas këtë kur ishte president (fotot e famshme të paparazzëve duke dalë me motorçikletë nga pallati Elysse) me aktoren e njohur Julie Gayet (ne rreth ne foton e madhe lart) me të cilën jeton në një vilë të bukur në lagjen 14 të Parisit.

Por Gayet tani po e sheh veten të zëvendësohet nga Juliette Gernez tre dhjetvjeçarë më e re se ai (33 vjeç) balerinë në Oprerën Garnier në Paris. Revista rozë “Voici” qe lapsi.al e ka lexuar, ka arritur të sigurojë foto nga shëtitejet e tyre në pyllin e Bulonjës në Paris si dhe vendet ku ata darkojnë në intimitet. “Ish presidenti është një joshës i madh, më shumë Brad Pitt dhe George Cloney të marrë së bashku” ka thënë një filozof dhe komentator francez, Luc Ferry.

Kjo ka ndodhur edhe me balerinën Juliette. Pasi një mik i përbashkët gazetar i prezantoi gjatë një darke në korrik, Hollande e bombardoi me mesazhe dhe me ftesa për dreka dhe darka prenë e tij të re. Sipas revistës Voici, lidhja e tyre u kurorëzua gjatë një darke në restorantin e famshëm Laperuese i cili është i ekipuar edhe me salete private.

Tani, ish presidenti 66 vjeçar po jeton historinë e tij të re duke bashkëjetuar ende me aktoren Julie Gayet (ne rreth ne foton e madhe lart), të cilës i thotë çdo mëngjes se po shkon të shëtisë në pyllin e Bulonjës qenin e tyre Philae. Në fakt sikurse tregojnë fotot ai nuk i shfrytëzon këto dalje vetëm për këtë... 

Burimi Voici/ Pergatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI