Flash

Krimet e luftës/ Edhe miqtë e Ramës e kthyen në boomerang fushatën e propagandës së rilindjes

Lapsi.al 17 November 2020
Krimet e luftës/ Edhe miqtë e Ramës e kthyen në boomerang
Përveç Taulant Ballës, i cili është i aftë të nxjerrë nga goja gjithçka që i kërkohet, as njerëzit më të afërt të Edi Ramës nuk kanë pasur guximin t'i vënë emrin fantazive më të çmenduara të prodhuara këto ditë nga makineria e lodhur e propagandës së Rilindjes. Të hënën në mbrëmje, pasi Taulant Balla deklaroi se mes pohimeve të kameramanit amator Milaim Bellanica (lart majtas) dhe Lulzim Bashës, të akuzuar prej tij se kishte fshehur një kasetë me provat e krimeve serbe në Krushë të Madhe, ai zgjidhte të parin, asnjëri nga ata që ishin ulur në karrigen e mbrojtesve të Ramës në “Opinion” nuk i doli në krah nr 2 të PS.

Andi Bushati:Kaseta e Ramallanicës që shfaqi armiqtë e drejtësisë ndërkombëtare

Më parë kishte ndodhur edhe një kthesë e fortë. Ish deputeti socialist Dashamir Peza, njëkohësisht dhe miku i Edi Ramës, me të cilin kanë jetuar së bashku për shumë vite, i hodhi poshtë pretendimet e kameramanit kosovar duke thënë se kasetën për të cilën ai fajësonte Bashën ia kishte dorëzuar televizionit BBC.   Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica Por çmontimi i fabrikës së shpifjeve të rilindjes nuk përfundoi këtu. Nëse më parë, ish komandanti i UÇK-së, Latif Gashi (foto djathtas lart), që ishte arrestuar nga ndërkombëtarët për krime lufte, deklaroi se në prangosjen e tij kishte marrë pjesë edhe Lulzim Basha, kjo dëshmi u vu menjëherë në dyshim. Një tjetër gazetar, që nuk e ka fshehur as publikisht miqësinë e tij me Ramën, Baton Haxhiu, deklaroi se Basha nuk ka qenë prezent të arrestimin e Gashit, madje ai tregoi se e dinte se nga shqiptarët aty ka qenë prezente një vajzë me emrin Bora (lexo ketu deklaraten e plote te Haxhiut).   Por, bumerangu i fabrikës së gënjeshtrave nuk përfundoi këtu. Këshilltari i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, që tani gjendet i burgosur në Hagë, Adri Nurellari deklaroi se kjo fushatë shpifjesh në mes shqiptarëve vetëm dëmtonte çështjen e atyre që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Kjo deklaratë që denoncon propagandën e Rilindjes si të dëmshme, është e rëndësishme se ajo vjen direkt nga një parti si PDK-ja, mbrojtjen e imazhit të figuarave të së cilës Edi Rama duket sikur e ka marrë përsipër në publik.  Sikur të mos mjaftonte qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës edhe më fort e goditi këtë lloj përdorimi politik, një njeri për të cilin vetëm pak ditë më parë në Open, përballë Agron Gjekmarkajt, Rama tha se nuk ka pasur kurrë probleme. Isa Mustafa, lideri i LDK, tha se akuza dhe ‘konstruktume të pavërteta nuk ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tani janë në Hagë”. Ish-kryeministri duke ndërhyrë në mes të sherrnajës që po zhvillohet në Tiranë u shpreh se, Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha, apo Sali Berisha, por e vendosi Kuvendi i Kosovës. Isa Mustafa kundër fushatës së Rilindjes: “Gënjeshtrat nuk i ndihmojnë ata që janë në Hagë” Pra edhe njerëzit pranë tij, edhe ata që konsiderohen si aleatë apo partnerë politikë, nuk e kanë përtypur dot fushatën e shpifjeve që ka fabrikuar uzina e të pavërtetave të rilindjes për qëllime elektorale. Asaj që pati guximin t'i vërë fytyrën vetëm Taulant Balla edhe njerëzit më pranë Ramës e shndërruan në boomerang. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI