Flash

Më i fuqishmi i këtij viti, uragani “Iota” i afrohet brigjeve të Atlantikut

Lapsi.al 17 November 2020
Më i fuqishmi i këtij viti, uragani “Iota” i afrohet

Uragani “Iota” ka bërë ndalesën e tij të fundit në Nikaragua dy javë pasi një tjetër stuhi shkatërruese goditi vendin.   Qendra për Uraganet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sqaroi se stuhia kaloi nëpër breg pasditen e së hënës. Ai mori fuqi në det me erë që arrinte shpejtësinë e 260 kilometrave në orë. Në momentit që goditi Nikaraguan u dobësua, por pavarësisht kësaj autoritetet paralajmërojnë se mbetet shumë i rrezikshëm.

Agjencia paralajmëroi për erëra katastrofike, stuhi vdekjeprurëse, dhe reshje të dendura, në përditësimet e fundit. “Iota” është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit, dhe vetëm i dyti në muajin nëntor që ka mbërritur kategorinë pesë, ndërsa i fundit i tillë është regjistruar në vitin 1932. Honduras, Guatemala dhe Nikaragua kanë evakuuar banorët që jetojnë në zonat më të rrezikuara dhe pranë lumenjve në rajonin bregdetar në Atlantik, ku pritet që të godasë Iota.

Të këshilluara

Kanadaja kalon 300 000 raste me COVID-19

Kanadaja, mes valës së dytë të pandemisë së COVID-19, kaloi pragun e 300 000 rasteve dhe 11 000 të vdekurve, sipas shifrave zyrtare. Kanadaja ka regjistruar ...

11:09

Uragani Iota godet Amerikën Qendrore

Uragani Iota u ul nga kategoria 5 në 4 teksa drejtohet drejt Hondurasit duke kërcënuar të godasë zona të Vendit amerikano qendror, të shkatërruara nga një tjetë...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI