Flash

Kundër masave kufizuese anti-covid, protesta në Berlin

Lapsi.al 18 November 2020
Kundër masave kufizuese anti-covid, protesta në Berlin

Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të mërkurë në Berlin për të protestuar kundër planeve të masave anti-covid të kancelares, Angela Merkel. Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje për të vendosur kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.

Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit. Protestuesit nuk kishin veshur maska dhe as nuk mbanin distancën fizike, ndërsa oficerët e policisë ndaluan demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit. Gjermania është tanimë duke u përballur me një vale të dytë të pandemisë, si shumica e pjesës tjetër të Europës.

Të këshilluara

Pandemia, Erdogan "mbyll" Turqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Qeveria e Turqisë do të fusë masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të futur mby...

19:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI