Flash

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

Lapsi.al 19 November 2020
Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të

Lulzim Basha publikoi në Opinion dy lista që sipas tij janë dëshmi e një skandali tronditës, atë të fshehjes së të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë dhe raportimin e një shifre gati të përgjysmuar të numrit real.

Denoncimin që do të përbënte skandalin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, Lulzim Basha tha se e kishte të vërtetuar përmes të dhënave që i kishin denoncuar njerëz të përgjegjshëm nga morgu i Tiranës.

Kreu i PD-së tha se kishte me vete dy lista me emra të vdekurish, që duhet të merreshin nga prokuroria menjëherë për të nisur hetimet.

"I bëj thirrje menjëherë prokurorisë të shkojë tani në morgun e Tiranës. Unë dua të mos të kem të drejtë, por po na ndodh e kundërta. Vetëm pardje ke pasur 13 ambulanca që prisnin aty. Gazetarët e linjës atje me të cilët unë kam pasur takime,  thonin që ambulancat i mbanin aty për të vendosur kë do mbanin për të shëruar dhe kush do vdiste. Nëse ka një të vërtetë dhe sistemi është drejt kolapsit, të bëjmë presion maksimal", tha Basha.

"I kërkoj prokurorisë të shkojë menjëherë, të sekuestrojë dokumentat, se i shkatërrojnë dokumentat atje", u shpreh Basha, i cili tha se njerëz të përgjegjshëm kanë dorëzuar të dhënat pranë Partisë Demokratike.

Në njërën nga listat, tha Basha janë emrat e pacientëve me covid që kanë vdekur dhe janë raportuar, ndërsa në listën tjetër janë emrat e personave që kanë ndërruar jetë dhe janë vërtetuar.

Që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura, sipas të dhënave të PD-së. Nga këto tabela, rezulton se autoritetet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.

Situata është edhe më e rëndë gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku Ministria e Shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu kërkoi me ngulm, disa herë një përgjigje zyrtare nga autoritetet, por nuk pati asnjë zyrtar kompetent që të dilte të jepte një koment për këtë çështje. Drejtuesi i mjekësisë ligjore Bledi Xhemali që ndërhyri me një telefonatë tha se të gjitha rastet me covid menaxhohen nga QSUT.

Përgjigjia e Ramës

Menjëherë pasi kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se disa qindra të vdekur nga Covid janë mbajtur të fshehtë nga autoritetet gjatë periudhës mars-tetor, kryeministri Rama komentoi nga studioja e emisionit “Real Story” në News 24.

“Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë” tha Rama.

Të dhënat e INSTAT për vdekjet 

Edhe të dhënat e INSTAT që dolën pak ditë më parë raportuan se numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e tretë, teksa Shqipëria hyri në valën e dytë të koronavirusit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë 2020, pra në muajt Korrik, Gusht, Shtator u shënuan gjithsej 6,294 vdekje nga 5,006 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total janë shënuar 1,288 vdekje më shumë nga muajt Korrik, Gusht dhe Shtator të një viti më parë. Kjo rritje la të mendohet se jetët e humbura nga koronavirusi mund të kenë qenë shumë më të larta sesa janë raportuar deri tani.

Të dhënat historike tregojnë se tremujori i tretë 2020 ka shënuar një nivel rekord vdekjesh të paktën që prej vitit 2011, kur raportohen të dhënat nga INSTAT.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI