Flash

“Covid-19 po vret një amerikan në çdo minutë”/SHBA përballet me valën e dytë më agresive të pandemisë

Lapsi.al 19 November 2020
“Covid-19 po vret një amerikan në çdo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me valën e dytë të infektimve me Covid-19 dhe me sa reflektohet nga shifrat kjo valë e dytë është shumë agresive. SHBA raportoi shifrën më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga Covid-19 që kur pandemia ka filluar. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 707 persona. Në total në SHBA numri i viktimave ka shkuar në 250 mijë e 29 persona.

“Koronavirusi po vret një amerikan në çdo minutë”, raportojnë me shqetësim autoritetet amerikane. Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohen mbi 100 mijë raste të reja infektimi. 2 shtete në SHBA kanë kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve në total. SHBA mban vendin e parë në rang global për numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga Covid-19.

Të këshilluara

Rekord infektimesh me COVID-19 në Greqi

Autoritetet greke kanë njoftuar ditën e sotme se janë testuar pozitivë me koronavirus 3,209 persona, nga të cilat 29 u zbuluan pas kontrolleve në kufijtë e vend...

17:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI