Flash

Covid-19/ Vaksina e Pfizerit fillon shpërndarjen në dhjetor

Lapsi.al 20 November 2020
Covid-19/ Vaksina e Pfizerit fillon shpërndarjen në dhjetor

Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin pohoi se vaksina kundër koronavirusit të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Europë.

“Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe,” i tha ai AFP-së në një intervistë.  Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave “javën e ardhshme”. Vaksina e BioNTech dhe Pfizer si dhe një tjetër që po zhvillohet nga firma amerikane Moderna kanë marrë kryesimin në zhvillimin vaksinës, pasi të dhënat e provave në shkallë të gjerë këtë muaj treguan se vaksinat e tyre ishin rreth 95 për qind të efektshme kundër COVID-19.

Lajmet për zhvillimin e vaksinave kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund një epidemie që ka infektuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe shkaktoi më shumë se 1.3 milion vdekje në mbarë botën, që shfaqja e rastit të parë në Kinë. Punonjësit shëndetësorë, kujdestarët dhe njerëzit që konsiderohen me rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë Covid-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri janë vendosur të jenë të parët që pritet të marrin vaksinën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI