Flash

Vaksina kundër Covid-19/ BE do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 20 November 2020
Vaksina kundër Covid-19/ BE do të ndihmojnë Ballkanin

Vendet e Bashkimit Europian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas përfundimit të samitit të BE-së.  Koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimi të Këshillit Europian.

Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së do të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajt dhjetor, nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv. Ajo ka thënë se disa rezultate të testeve së fundi ishin shumë premtuese.

Komisioni Europian tashmë ka arritur marrëveshje me prodhuesit kryesorë potencial të vaksinës për të siguruar qindra miliona doza të tyre. Këto do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve. Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve të tjera me të ardhura të vogla apo mesatare. Përveç përgjegjësisë që BE ndjen për rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Bruksel si arsye për të ndihmuar me vaksina është edhe ndikimi që përhapja e koronavirusit mund të ketë nga këto vende në BE dhe anasjelltas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI