Flash

Sfidohen masat anti Covid? Mbyllje e plotë për festat e nëntorit?

Lapsi.al 22 November 2020
Sfidohen masat anti Covid? Mbyllje e plotë për festat e nëntorit?

Pavarësisht se gjendja rëndohet për ditë e më shumë dhe tashmë çdo ditë numërohen më shumë se dhjetë vdekje nga Covid 19, popullsia po rrefuzon ti zbatojë masat mbrojtëse kundër pandemisë. Mosbesimi tek rrezikshmëria e sëmundjeve, deklaratat e çorientuara të zyrtarëve, thirrjet për mosbindje të ndonjë opozitari si dhe lodhja nga një gjëndje që zgjat që prej marsit të kaluar, po përkthehet në një sjellje që sipas të gjitha gjasave do të prodhojë të tjera fatkeqësi në ditët e ardhshme.

Këto foto janë shkrepur këtë të diel, ku qindra njerëz shihen në rrugën kryesore pranë liqenit artificiale ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave edhe në ambiente të hapura.

"Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës" i komentoi këto pamje ministrja Manastirliu.

Por një ditë më parë të shtunën imazhet nga Shkodra ishin edhe më të frikshme. Në qytetin verior luhej një ndeshje e rëndësishme pasi Vllaznia priste në stadiumin “Loro Boriçi” Tiranën, kampione në fuqi. Në rrjetet sociale janë të shumta videot që qarkullojnë ku shihen njerëz të mbledhur në ambiente të mbyllura. Shumica dërrmuese e tyre janë pa maska dhe për distancë as që bëhet fjalë. Pas shënimit të golave nuk mungojnë as përqafimet dhe thirrjet me zë të lartë që shpërndajnë stërkalat e rrezikshme të pështymës, faktori kryesor i riskut për infektim nga Covid 19.

Edhe më keq u bë situata në një eveniment të shumë përfolur nga mediat, festimin e ditlindjes të humoristit Bes Kallaku, në një lokal në Kamëz, me mbi 30 të ftuar. ku merrte pjese edhe presidenti i republikes dhe ku pamjet e servirura ishin haptas në shkelje të çdo rregulli.

Duke u nisur nga fakti se shifrat po rriten në mënyrë të frikshme, qeveria nuk mund të mjaftohet më me ndonjë deklaratë sa për të larë gojën të manastirliut, as me ndonjë gjobë që i vihet për propagandë personazheve VIP. Aq më tepër që fundjava tjetër është një uikend i gjatë si pasojë e 28-29 nëntorit. Ata që duan ta ndalojnë këtë çmenduri mund të testojnë edhe ndonjë shtetrrëthim të plotë për fundjavën e gjatë të nëntorit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI