Flash

'Çmendet' Vojislav Sheshel: Ushtria serbe të futet në Kosovë

Lapsi.al 23 November 2020
'Çmendet' Vojislav Sheshel: Ushtria serbe të futet në

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), krimineli i dënuar i luftës, Vojislav Sheshel, ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka kërkuar që ushtria serbe të futet në Kosovë.

Sheshel në televizionin serb “TV Happy” ka folur për ndalimin e hyrjes në Kosovë të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç, duke thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë.

“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.

Më vonë, në një konferencë për media, Sheshel tha se pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.

“Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet”, tha Sheshel në selinë e partisë së tij.

Sheshel ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës në shkurt të vitit 2003 por gjyqi i tij filloi deri në nëntor të vitit 2007. Më 31 mars 2016, ai u shpall i pafajshëm në një vendim të shkallës së parë. Më 11 prill 2018, Dhoma e Apelit e prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në nxitjen e dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci. Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, ai nuk ishte detyruar të kthehej në burg.

Të këshilluara

Sarkozy në gjykatë për korrupsion

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet para gjyqtarëve për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion në çështjen e përgjimit. Të...

11:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI