Flash

Presidenti Trump nuk dorëzohet deri në fund, Biden pritet të prezantojë kabinetin qeverisës

Lapsi.al 23 November 2020
Presidenti Trump nuk dorëzohet deri në fund, Biden pritet të

Presidenti Donald Trump nuk ka ndalur me përpjekja e tij për t'u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndonëse me më pak shpresa. Rasti i fundit që hodhi poshtë një proces gjyqësor ishte ai i Pensilvanisë, vend në të cilin Trump kërkonte të zhvleftësonte miliona vota postare në këtë shtet të cilësuar një fushëbeteje. Ky veprim i hap rrugën Pensilvanisë që në javët në vijim të certifikojë fitoren e Joe Biden, ndonëse ekipi i Trump po apelon vendimin.

Nga ana tjetër presidenti i zgjedhur Biden të martën do të bëjë publike emrat e parë të zgjedhur për kabinetin e tij qeverisës. Edhe përgatitjet për inaugurimin e tij në janar po përparojnë megjithëse pritet të jetë një festë e reduktuar për shkak të rreziqeve të përhapjes së koronavirusit. Sa i përket inaugurimit të janarit tanimë kanë nisur spekulimet se Trump nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI