Flash

Trump synon të falë ish-këshilltarin Michael Flynn që gënjeu për kontaktin e tij me rusët në zgjedhjet e vitit 2016

Lapsi.al 25 November 2020
Trump synon të falë ish-këshilltarin Michael Flynn që

Presidenti amerikan, Donald Trump synon të shfrytëzojë mundësinë e faljes së ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Micheal Flynn, i cili është shpallur fajtor më 2017 për gënjim të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth kontakteve të tij me rusët. Mediat vendase bëjne me dije se Trump është shprehur se po planifikon të shtojë Flynnin në një seri të faljeve që do t’i bëjë publike pak ditë para përfundimit të mandatit.

Bisedimet sekrete të Flynnit me ambasadorin rus në Uashington në dhjetor të vitit 2016, kanë qenë pikë kyçe e hetimeve për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe rreth asaj nëse ka pasur koordinim në mes të fushatës së Trumpit dhe Qeverise ruse në zgjedhje. Trump e shkarkoi Flynnin në shkurt të vitit 2017, mirëpo presidenti ka pretenduar se hetimet kanë qenë “gjueti shtrigash”.

Flynn është deklaruar fajtor dy herë për gënjim të FBI-së për bisedat që ka pasur me ambasadorin rus në SHBA, gjatë tranzicionit presidencial në fund të vitit 2016 dhe të fillim të vitit pasues. Në maj të këtij viti Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka tërhequr padinë kundër Flynnit, duke thënë se gënjeshtrat e supozuara drejt FBI-së, nuk kanë qenë të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI