Flash

Grupet e gjakut më rezistentë ndaj Covid-19

Lapsi.al 26 November 2020
Grupet e gjakut më rezistentë ndaj Covid-19

Grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus. Ky ka qenë përfundimi në të cilin ka dalë një grup studimi në Kanada. Në bazë të të dhënave të studimit të fundit, njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Të gjithë personat me një grup gjaku negativ (O-, A-, B- ose AB-) kanë një rrezik 21% më të ulët të infektimit me koronavirus sesa ata me një grup gjaku pozitiv. Ata që kanë grupin e gjakut 0 kanë 13% dhe 19% më pak të ngjarë të kenë simptoma të rënda Covid-19 ose të vdesin nga Covid-19. Prandaj, personat me grup gjaku negativ O- janë më pak të rrezikuar se çdo grup gjaku tjetër.

Sipas studimit rreziku i infektimit nga SARS-CoV-2 është 15% më i lartë për grupin AB se sa për grupin A dhe 5% më i ulët për grupin 0 sesa për grupin A. Personat me grupin B kanë një rrezik 21% më të lartë të infektohen me Covid-19 sesa ata me grupin A. Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Joel Ray i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Torontos dhe Spitalit St. Michael, analizuan testet e gjakut të 225,556 personave me një moshë mesatare 54. 44% prej tyre kishin grupin O, 36% grupin A, 15% B dhe 5% AB.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI