Flash

Oliver Varhelyi: BE do të vijojë mbështetjen e Shqipërisë për rindërtimin e shkollave pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti

Lapsi.al 26 November 2020
Oliver Varhelyi: BE do të vijojë mbështetjen e

Në 1-vjetorin e goditjes nga tërmeti të Shqipërisë, ku 51 persona humbën jetën, komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij Varhelyi shkruan se BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë për rindërtimin e shkollave dhe objekteve kulturore, ndërkohë që vlerëson solidaritetin e Konferencës së Donatorëve në shkurt.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Europian në shkurt, Bashkimi Europian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë për të riparuar shkollat ​​dhe vendet e trashëgimisë kulturore.

Një vit pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, Bashkimi Evropian po rehabiliton dhe rindërton 58 ambiente arsimore për 20 000 studentë. BE mbështet rehabilitimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë që u dëmtua nga tërmeti”, thuhet në mesazh.

Të këshilluara

Grupet e gjakut më rezistentë ndaj Covid-19

Grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus. Ky ka qenë përfundimi në të cilin ka dalë një grup studimi në Kanada. Në bazë të të dhënave të studimit t...

10:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI