Flash

Gjermani/ Shkon në 1 milionë numri i të infektuarve

Lapsi.al 27 November 2020
Gjermani/ Shkon në 1 milionë numri i të infektuarve

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë në Gjermani, ka kaluar në mbi një milion. Instituti Robert Koch regjistroi më shumë se 22,000 raste të reja ditore.

Gjermania parandaloi përhapjen e virusit në pranverë, por është goditur rëndë nga një valë e dytë, gjatë vjeshtës. Numri i pacientëve me COVID-19 në kujdesin intensiv, në fillim të tetorit ka qenë 360 ndërsa javën e kaluar ishte më shumë se 3.500.

Shteti më i populluar i Rhine-Uestfalia Veriore ka regjistruar më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve me koronavirus. Berlini ka regjistruar 62.000 raste që nga fillimi i pandemisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi këtë javë se Gjermania do të zgjasë afatin e kufizimeve deri në fillim të janarit, nëse nuk ka një rënie të numrit të rasteve të reja. Masat do të lehtësohen gjatë periudhës festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke lejuar takime deri në 10 persona nga 23 dhjetori deri në Ditën e Vitit të Ri.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI