Flash

23 vite e zhdukur, gjendet piktura e të famshmit Gustav Klimt

Lapsi.al 29 November 2020
23 vite e zhdukur, gjendet piktura e të famshmit Gustav Klimt

Një pikturë nga mjeshtri austriak, Gustav Klimt pritet të kthehet në ekspozitë, pas zhdukjes 23 vite më parë.

“Ritratto di Signora” u vodh në galerinë ”Ricci Oddi” në Piaçenza, në shkurt 1997 dhe u gjet në oborrin e së njëjtës galeri në dhjetor 2019.

Kopshtarët e gjelbërimit gjetën pikturën në një zgavër të mbrojtur nga një derë metalike, e fshehur mes shtresave të trasha të derës. Piktura ishte mbështjellë me një qese plastike të zezë dhe dukej e padëmtuar.

”Rishfaqja e pikturës përsëri ndaj artdashësve është mbi të gjitha një dhuratë për qytetin e Piaçenzas, i tronditur nga pandemia që ka goditur vendin tonë dhe të gjithë botën”, deklaroi pronari i galerisë, Massimo Ferrari në një deklaratë.

Piktura e rimarrë është pjesë e një serie portretesh që Klimt përfundoi në vitet e fundit të jetës së tij, midis 1916 dhe 1918.

Të këshilluara

Libri që parashikoi pandeminë e COVID-19

Që në vitin 2017, një studim në SHBA kishte parashikuar një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor për shkak të një pandemie virale, siç është ajo aktuale n...

10:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI