Flash

Afganistan/ Dhjetëra persona mbeten të vrarë në një sulm me makinë-bombë

Lapsi.al 29 November 2020
Afganistan/ Dhjetëra persona mbeten të vrarë në një

Të paktën 30 pjesëtarë afganë të sigurisë janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën Gazni të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët.

Të paktën 24 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin e 29 nëntorit, i cili ka ndodhur në hyrje të një bazë ushtarake në mëngjesin e së dielës.

Një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme afgane ka konfirmuar sulmin me makinë-bombë, mirëpo nuk ka ofruar informacione për viktima. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Gazni është përballur me luftime të rregullta në mes të forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë në muajt e fundit, shkruan Rel.

Rreth 10 prej 19 qarqeve të kësaj province janë nën kontrollin taliban.

Në gusht të vitit 2018, militantët talibanë kanë kryer një ofensivë të ashpër kundër qytetit Gazni, duke lënë të vdekur qindra ushtarë, militantë dhe civilë.

Më 29 nëntor edhe një tjetër sulm vetëvrasës me makinë-bombë është raportuar në jug të Afganistanit, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke plagosur 12 të tjerë.

Shefi i provincës Attajan Haqbayat, makina e të cilit ka qenë në vendin e sulmit, i ka mbijetuar sulmit me plagë të lehta.

Të këshilluara

Libri që parashikoi pandeminë e COVID-19

Që në vitin 2017, një studim në SHBA kishte parashikuar një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor për shkak të një pandemie virale, siç është ajo aktuale n...

10:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI