Flash

“Mund të bëhet më i ashpër”/ Mjekët: Vaksina nuk do ta ndalojë evoluimin e koronavirusit

Lapsi.al 30 November 2020
“Mund të bëhet më i ashpër”/ Mjekët:

Edhe pas vaksinimit, virusin mund të përhapet më tej apo edhe të bëhet më i ashpër. Sipas shkencëtarëve amerikanë, kjo është arsyeja pse ne duhet të tregohemi vigjilent gjatë gjithë kohës, pasi ligjet e Darvinit janë po aq të rëndësishme sa ligjet e Pasteur, për sa i përket sëmundjeve infektive. Ndërsa bakteret bëhen më rezistent ndaj antibiotikëve, viruset mund të evoluojnë dhe të bëhen më rezistent ndaj vaksinave. Sipas profesorëve të biologjisë David Kennedy dhe Andrew Reed të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, ekziston një “mundësi” që evoluimi i koronavirusit të ri mund të minojë gradualisht efektivitetin e gjeneratës së parë të vaksinave.

“Siç ka ndodhur me sëmundje të tjera, të tilla si pneumonia, rezistenca ndaj infeksioneve virale mund të ulë efikasitetin e vaksinave. Duke mësuar nga përvoja e kaluar dhe duke zbatuar këtë njohuri në zhvillimin e vaksinave, ne mund të rrisim ndikimin pozitiv afatgjatë të vaksinave Covid-19”, tha Kennedy.

Ndër të tjera, të dy shkencëtarët sugjerojnë që mostrat nazofaringeale të marra nga vullnetarët gjatë testeve klinike të vaksinave të ndryshme duhet të analizohen për të përcaktuar ngarkesën e tyre virale në mënyrë që të zbulohet se si po evoluon transmetueshmëria e koronavirusit.

Të këshilluara

Libri që parashikoi pandeminë e COVID-19

Që në vitin 2017, një studim në SHBA kishte parashikuar një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor për shkak të një pandemie virale, siç është ajo aktuale n...

10:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI