Flash

Analisti amerikan: Kim Jong-un është vaksinuar kundër COVID-19

Lapsi.al 1 December 2020
Analisti amerikan: Kim Jong-un është vaksinuar kundër COVID-19

Kina i ka siguruar një vaksinë eksperimentale kundër COVID-19 liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe familjes se tij, pretendon analisti amerikan, Harry Kazianis, duke u thirrur në dy burime të paidentifikuara të inteligjencës japoneze, shkruan Reuters.

Kazianis, ekspert për Korenë e Veriut në Qendrën “think tank” të Interesit Kombëtar në Washington, ka thënë se është vaksinuar familja e Kim Jong-un dhe disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut.

Nuk dihet se nga cila kompani është porositur vaksina për familjen e liderit verikorean, dhe nëse bëhet është dëshmuar se është një ilaç i sigurt, ka shtuar eksperti amerikan.

Duke u thirrur në ekspertin medicinal amerikan Peter Hotez, Kazianis ka bërë të ditur se të paktën tri kompani kineze po zhvillojnë vaksina kundër coronavirusit, përfshirë Sinovac Biotech, CanSino Bio dhe Singopharm Group.

Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë nëse Kim do të pranonte ta merrte vaksinën eksperimentale.

Të këshilluara

Truproja i Vladimir Putinit gjendet i vdekur

Mikhail Zakharov, një punonjës i njësisë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit të Rusisë ka kryer vetëvrasje gjatë orarit të punës, transmetojnë med...

21:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI