Flash

Atentati në Lezhë, identifikohet i plagosuri, lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës

Lapsi.al 1 December 2020
Atentati në Lezhë, identifikohet i plagosuri, lufton me vdekjen

Një qytetar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në superstradën Lezhë-Laç, pranë një lokali. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Aleksandër Deda, rreth 42 vjeç, banues në Lezhë. Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, pak metra larg vendit të ngjarjes është gjendur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Policia: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI