Flash

Kthehet virale fotoja e këtij mjeku teksa përqafon një pacient me Covid (FOTO)

Lapsi.al 1 December 2020
Kthehet virale fotoja e këtij mjeku teksa përqafon një pacient me
Pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë një problem i rëndë në Shtetet e Bashkuara, por edhe në gjithë botën. Të gjithë po i ndiejnë efektet e pandemisë, por edhe më e vështirë është për ata që ndodhen në vijën e parë, që po bëjnë gjithçka që munden për ta mbajtur këtë situatë nën kontroll. Shumë media amerikane i dhanë vëmendje një fotoje të enjten e kaluar, gjatë Ditës së Falënderimeve. Në foton e bërë virale, një mjek, me veshje të plota mbrojtëse, shihet duke përqafuar një pacient me COVID-19 mes krizës së vazhdueshme shëndetësore. Ai është identifikuar si Dr. Joseph Varon, i cili i veshur me pajisje mbrojtëse, përqafon për t'i dhënë forcë një pacienti të moshuar që vuan nga COVID-19. Fotoja u bë në njësinë e kujdesit intensiv të Houston's United Memorial Health Center, në Ditën e Falënderimeve që përkonte edhe me ditën e 252-të të Varon për punën në spital. Gjatë një interviste me New Day të CNN, mjeku shpjegoi se si ka qenë jeta në spital gjatë muajve të fundit mes krizës shëndetësore. "Ditët e fundit, kemi pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve. Nuk ka dyshim që pacientët po vijnë më të sëmurë, sepse ata po presin më gjatë për të shkuar në spital. Fatkeqësisht, shqetësimi im për gjashtë deri në dymbëdhjetë javët e ardhshme është që nëse nuk i bëjmë gjërat siç duhet, Amerika do të shohë ditët më të errëta në historinë moderne mjekësore amerikane", -u shpreh Varon, i cili shtoi se spitali ku ai punon është i mbushur plot.

Të këshilluara

Truproja i Vladimir Putinit gjendet i vdekur

Mikhail Zakharov, një punonjës i njësisë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit të Rusisë ka kryer vetëvrasje gjatë orarit të punës, transmetojnë med...

21:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI