Flash

Moderna kërkoi autorizim nga SHBA/ Më 17 dhjetor mblidhet komisioni për të diskutuar kërkesën

Lapsi.al 1 December 2020
Moderna kërkoi autorizim nga SHBA/ Më 17 dhjetor mblidhet komisioni

Ditën e djeshme, kompania farmaceutike Moderna kërkoi autorizim e menjëhershëm në SHBA për vaksinën e saj kundër Covid-19, pasi rezultatet treguan sukses në shkallëm 94.1% kundër virusit. Moderna njoftoi se suksesi i vaksinës së saj është dëshmuar në mosha, raca, gjini dhe etni të ndryshme dhe shtoi se është 100% e suksesshme në paandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes. Përveç aplikimit për autorizim për përdorim emergjent, Moderna tha se do të kërkonte edhe autorizim nga Agjencia Europiane e Mjekësisë dhe do të vazhdojë diskutimet me ente të ngjashme rregullatore.

Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) tha se një komision këshillimor do të mblidhet për të diskutuar kërkesën më 17 dhjetor. FDA do të mblidhet më herët në 10 dhjetor për të shqyrtuar aplikimin e vaksinën së prodhuar nga Pfizer.

Të këshilluara

Truproja i Vladimir Putinit gjendet i vdekur

Mikhail Zakharov, një punonjës i njësisë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit të Rusisë ka kryer vetëvrasje gjatë orarit të punës, transmetojnë med...

21:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI